Gjatë komunikimit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se në total, deri tani janë testuar 732 persona të dyshuar në vend. Ndërsa në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona.
Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:
— Në Tiranë: 50 persona;
— Në Durrës: 5 persona, përfshirë një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 7 persona;
— Në Lushnjë: 2 persona; një prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 2 persona.
Prej tyre, 35 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve është në gjendje të qëndrueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto