Personat e sëmurë gjenden në këto qytete:
— Në Tiranë: 38 persona;
— Në Durrës: 5 persona, përfshi një të moshuar që ndërroi jetë;
— Në Fier: 6 persona;
— Në Lushnje: 2 persona;
— Në Elbasan: 2 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona.
Prej tyre, 25 janë të shtruar në Spitalin Infektiv të QSUT-së—tre prej të shtruarve janë në terapi intensive, mes të cilëve një 66-vjeçar nga Lushnja që ndodhet në gjendje më kritike.
Sot janë sjellë me urgjencë në Tiranë 2 persona të prekur, babë e bijë nga Fieri, të cilët ishin në karantinë në banesën e tyre, pasi gjendja e tyre është rënduar.
Të sëmurët e tjerë të shtruar janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.
Personat e tjerë të infektuar janë në gjendje të mirë shëndetësore, të izoluar në banesat e tyre.
Tetë prej të prekurve janë personel mjekësor.
Personeli mjekësor është në gjendje të mirë shëndetësore, pa simptoma dhe i vetëkarantinuar. Spitali Shefqet Ndroqi do të vihet në dispozicion të të prekurve me COVID-19, për të lehtësuar fluksin në QSUT. 2200 vullnetarë do t’u bashkohen peronelit mjekësor aktual, në trajtimin e rasteve të prekura me virusin Corona.
Është e rendësishme të ruhet distancimi social, higjiena dhe përgjegjshmëria vetjake. Vetëm duke qëndruar në shtëpi mund t’ia dalim duke thyer zinxhirin e të infektuarve, u tha në komunikimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.