COVID-19, shërohen 20 pacientë, 13 të infektuar në 24 orët e fundit

COVID-19, shërohen 20 pacientë, 13 të infektuar në 24 orët e fundit


13 persona me Covid-19 u identifikuan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 446 të infektuar. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë kontakte të rasteve të mëparshme.

20 pacientë u shëruan këto 24 orë duke e çuar totalin e të shëruarve në 217.

Në informimin e përditshëm nga ISHP, Marjeta Dervishi njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.

Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona, ndërsa në total janë testuar 3877 raste, dhe janë konfirmuar:

– 446 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 217 janë shëruar,
– 23 kanë vdekur,
– 41 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 6 prej tyre janë në terapi intensive, 2 të intubuar
– 8 persona janë të shtruar në spitalin Shefqet Ndroqi, 6 prej tyre janë në terapi intensive, 5 pacientë janë të intubuar.

Në total në të dy spitalet janë 49 persona janë të shtruar.

Përhapja e koronavirusit deri më 12 prill është sipas këtyre zonave:

— Në Tiranë: 215 persona;

— Në Durrës: 41 persona;

— Në Fier: 32 persona;

— Në Lushnje: 6 persona;

— Në Elbasan: 15 persona;

— Në Rrogozhinë: 4 persona;

— Në Kavajë: 8 persona;

— Në Korçë: 17 persona;

— Në Vlorë: 5 persona;

— Në Shkodër: 57 persona;

— Në Lezhë: 14 persona;

— Në Has: 12 persona;

— Në Berat: 2 persona;

— Në Krujë: 6 persona;

— Në Tropojë: 4 persona;

— Në Pukë: 5 persona;

— Në Mirditë: 3 persona.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0