Liderët botërorë mbledhin 7,4 miliardë euro për gjetjen e vaksinës 

COVID-19, Liderët botërorë mbledhin 7,4 miliardë euro për gjetjen e vaksinës 


Udhëheqësit botërorë, me përjashtimin të presidentit amerikan Donald Trump, grumbulluan rreth 7.4 miliardë euro për të financuar studimet shkencore për vaksinat dhe terapitë kundër Covid-19.

Të mbledhur në një takim virtual organizuar nga Bashkimi Europian, liderët premtuan se paratë do të përdoren gjithashtu për shpërndarjen e vaksinës në vendet e varfëra në kohë dhe në mënyrë të barabartë.

Paratë do të përdoren kryesisht për të përshpejtuar procesin e kërkimit dhe testimit të koordinuar mes grupeve të ndryshme të shkencëtarëve dhe për të nxitur kompanitë farmaceutike që të shpërndajnë çdo vaksinë e terapi dhe në vendet më të varfra, diçka që nuk ndodhi gjatë shpërthimit të gripit të derrave në vitin 2009.

Lexoni: Evropa dhe Kina ishin në rrugën e duhur për një marrëveshje. Por, Koronavirusi ndryshoi gjithçka.

Samiti virtual i thirrur nga BE-ja, u drejtua personalisht nga drejtuesit e Francës, Gjermanisë, Spanjës, Italisë, Kanadasë, Japonisë, Jordanisë, Norvegjisë, Izraelit, Afrikës së Jugut dhe BE-së, dhe mori formën e një maratone me premtime.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se çdo vaksinë e shpërndarë “nuk do t’i përkasë askujt”.

“Ata, që e shpikin atë natyrisht do të paguhen me të drejtë, por aksesi do t’u jepet njerëzve në të gjithë globin nga organizata që kemi zgjedhur,” tha ai.

The Guardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0