Covid 19, hiqet ora policore - Business Magazine Albania

Covid 19, hiqet ora policore

Covid 19

Niveli i infektimeve është ulur në Shqipëri dhe situata e Covid është përmirësuar, sipas të dhënave të fundit. Ndaj, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lehtësojë masat në përputhje me situatën. Duke nisur nga kjo e Enjte, 3 Mars nuk do të aplikohet më ora policore.

Znj. Mira Rakacolli  ka theksuar se, “Kemi një situatë më të favorshme epidemiologjike se javën e kaluar dhe tendenca e këtij përmirësimi duket që do jetë e qëndrueshme

Sipas Komitetit Teknik:

1-Ata që janë të infektuar me virusin Sars Cov 2, dhe rezultojnë pozitiv me Covid do të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë, nga 10 ditë që ishte më parë;

2-Vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga mosha 12 vjeç;

3-Qytetarët që hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit ose testit PCR negativ të kryer 72 orë para nisjes. Ata që nuk i kanë këto dokumente duhet të qëndrojnë të izoluar për 5 ditë. Përjashtohen nga ky rregull fëmijët deri në 6 vjeç;

4-Në aeroporte do të lejohet të futen vetëm pasagjerët që udhëtojnë;

Lexo: Rise mbështet dy startup-e të biznesit social

5-Hiqet ora policore. Këto masa rekomandojmë të fillojnë që në datën 3 mars”, deklaroi zv/ministrja e Shëndetësisë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0