Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se, “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 240 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVID19, një i infektuar i përket personelit shëndetësor i vetëizoluar në shtëpi. Nga rastet, 20 janë nga Tirana, nga këta 13 i përkasin një vatre të një institucioni të vujatjes së dënimit, ku po kryhet hetimi epidemiologjik. Shtatë raste janë në Krujë dhe dy raste nga qyteti i Shkodrës”.
Numri në total i të prekurve shkon në 663, nga të cilët 385 tashmë janë shëruar.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 29 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 385. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, 4 në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë”.
Rovena Daja, nga ISHP tha se fasoneria në Krujë vazhdon të jetë një vatër e rrezikshme e infeksionit, ku në 24 orët e fundit janë zbuluar edhe 7 raste të tjera.
Të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë e Shkodër.
Lexoni: Javën e ardhshme do të zgjerohet orari i lëvizjeve
Në 24 orët e fundit janë testuar 240 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 6 509 persona, prej të cilëve janë:
– 663 të infektuar,
– 27 viktima;
– 385 të shëruar;
– 251 persona të infektuar aktivë;
– 26 të shtruar tek Infektivi, 4 prej të cilëve janë në terapi intensive;
– 8 të shtruar tek Sanatoriumi, 4 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje të rënduar, 4 ndodhen në pavion.
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 23 prill është:
– Tiranë, 276 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 6 pacientë,
– Elbasan, 18 pacientë,
– Fier, 36 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Shkodër, 102 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 2 pacientë,
– Has, 13 pacientë,
– Krujë, 65 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 3 pacientë,
– Kukës, 11 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 28 pacientë.
Lexoni: Mjeku shqiptar në SHBA: Shëndeti i njerëzve duhet balancuar me atë të ekonomisë
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto