CoSolve-19 në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe fermerëve të prekur nga Covid-19 - Business Magazine Albania

CoSolve-19 në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme dhe fermerëve të prekur nga Covid-19

Çdo Ndërmarrje Mikro, e Vogël dhe e Mesme si dhe fermerët e regjistruar që janë prekur nga pasojat e Covid-19, mund të aplikojnë për mbështetje këshillimore dhe grante në CoSolve-19. Programi i financuar nga Qeveria Gjermane dhe i zbatuar nga GIZ në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare ka çelur thirrjen e dytë në mbështetje të këtyre bizneseve që përbëjnë shtyllën e ekonomisë shqiptare në nivel të punësuarish, por që prej dy vitesh po përballen me efektet e krizës së shkaktuar nga pandemia.

Kjo iniciativë e përbashkët e dy qeverive, do u ofrojë fillimisht ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe fermerëve të regjistruar këshillim dhe trajnime, të përshtatura sipas nevojave të tyre individuale, përfshirë informacionin mbi mundësitë e financimit të aktivitetit të tyre.

Lexo: FED invest në 6 vite mbi 80 mijë anëtarë

Sektorët që mund të aplikojnë për t’u bërë pjesë e CoSolve-19 janë Turizmi, Bujqësia dhe sektorët e tjerë të prekur nga pandemia.

Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme dhe fermerët individual të cilët duan të përfitojnë nga kjo iniciativë duhet të jenë të regjistruar në Shqipëri para datës 1 Tetor, 2019, me xhiro maksimale deri në 14.000.000 Lekë në vit. Secili fermer individual, pronar i një biznesi bujqësor, biznesi akomodues (hotel, bujtinë, kamp), operatorë turistik, prodhues të tekstileve dhe veshjeve, lëkurës dhe këpucëve, bizneseve të artizanatit, si dhe biznese të tjera që janë dëmtuar si pasojë e Covid-19 mund të aplikojnë në CoSolve-19.

Thirrja e parë e CoSolve-19 u çel në Mars 2020 dhe prej saj kanë përfituar rreth 200 NMVM dhe fermerë të regjistruar, të cilët kanë kaluar nëpër cikle të ndryshme këshillimore, duke filluar nga analiza e situatës së biznesit, përcaktimi i masave për ndryshim, zbatimi i planit të ndërhyrjes, përfshirë edhe aksesin në financë. Pas përfundimit të cikleve këshilluese, këto biznese janë aktualisht në fazën e vlerësimit të aplikimit të tyre për grante, e hapur vetëm për bizneset dhe fermerët që ndoqën ciklin këshillimor të kësaj thirrje të parë.

Lexo: “Lista e pagave”, eksperti: “Shqipëria si një Big Brother i madh. Skandaloze diferencat në paga, Tatimet të hetojnë për pastrim parash”

Ndërsa periudha e aplikimit për këtë thirrje të dytë është e hapur deri më 10 Janar 2022. 300 aplikues do të përzgjidhen për përkrahje të menjëhershme në raundin e dytë duke respektuar parimin kush aplikon i pari, shërbehet i pari.

Për më shumë informacione rreth Cosolve-19 dhe procedurave të aplikimit, klikoni në CoSolve-19 – Këshillim. Përshtatje. Grante. (cosolve19.al).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0