Coronavirus, BERZH aprovon 1 miliard euro fonde

Coronavirus, BERZH aprovon 1 miliard euro fonde


Ndërsa bota i ka kthyer sytë nga kriza e COVID-19, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si një institucion kryesor financiar ndërkombëtar po intensifikon përpjekjet për të mbështetur ekonomitë e vendeve ku investon dhe është i angazhuar.

Bordi i Drejtorëve të Bankës aprovoi një paketë emergjence prej 1 miliardë euro mbrëmjen e së premtes,  si një hap i parë ndërsa Banka qëndron gati të angazhohet edhë më shumë kur dhe nëse nevojitet.

“Paketa e Solidaritetit” dëshmon se BERZH është e hapur ndaj biznesit dhe është e përgatitur të veprojë menjëherë dhe me vendosmëri. Banka mbështetet tek kapitali i saj i fuqishëm dhe rezultatet e shkëlqyera të viteve të fundit. Në këto momente kritike, BERZH i ka të gjitha mjetet që t’u qëndrojë pranë klientëve të saj dhe vendeve ku operon.

Lexoni: 12 mënyra për të pasur mbledhje virtuale të mrekullueshme

Shpesh BERZH është pyetur këto ditë edhe për impaktin ekonomik afat-shkurtër dhe afat gjatë të ngjarjeve aktuale, si pasojë e shpërthimit të virusit Corona. Duke qenë se kjo situatë po zhvillohet me shpejtësi është shumë e vështirë të nxirren konkluzione përfundimtare. Çfarë është e qartë tashmë, është se do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë në performancën ekonomike të rajoneve të BERZH, por në kontrast me krizën financiare të vitit 2008, është i mundur një rikuperim i shpejtë sapo të frenohet përhapja e virusit, sipas vlerësimit të Bankës.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0