ContaCT, software që  ndihmon mjekët të diagnostikojnë një iktus në kohë të shkurtër

ContaCT, software që  ndihmon mjekët të diagnostikojnë një iktus në kohë të shkurtër

~3 minuta lexim


Inteligjenca artificiale do të përmirësojë kujdesin mjekësor dhe do t’u mundësojë mjekëve që të ndërhyjnë tek pacientët në një kohë më të shkurtër se ajo normale.

Kompania Viz.ai ka zhvilluar programin ContaCT që përdor inteligjencën artificiale për të individualizuar, përmes skanimit të trurit, mundësinë e iktusit (goditje) të shkaktuar nga një bllokim në një enë të madhe të gjakut.

Zbulimi i shenjave të një goditje të mundshme të hershme mund të jetë me rëndësi të madhe për të parandaluar aftësinë e kufizuar afatgjatë ose vdekjen. Pacientët që mbërrijnë në dhomën e urgjencës brenda tre orëve nga simptomat e para shpesh kanë më pak aftësi të kufizuara sesa ata që marrin kujdes të vonë.

Teknologjia inovative e kompanisë në Tel Aviv lejon identifikimin e rasteve urgjente, njoftimin e specialistëve në shërbim dhe dërgimin direkt të tyre të skanimeve tomografike (CT).

Një studim nga Viz.ai në 300 pacientë, tregoi se programi i kompanisë është në gjendje të informojë një neurolog mesatarisht 7.3 minuta pas dërgimit të imazhit të trurit, krahasuar me orët që nganjëherë kërkojnë procedura konvencionale diagnostike.

Teknologjia ka identifikuar saktësisht goditjet më të rënda, si dhe radiologët me përvojë mund të zbulojnë shenja të një goditjeje të mundshme.

ContaCT, e cila tashmë ka marrë miratimin e “Food and Drug Administration (FDA) në Shtetet e Bashkuara për komercializimin e saj, është projektuar për të analizuar imazhet tomografike të trurit dhe për të dërguar një njoftim teksti tek një specialist neurovaskular në rast se është identifikuar një bllokim të dyshimtë i venave të mëdha.

Njoftimi mund të dërgohet në një pajisje të lëvizshme, si p.sh. një smartphone ose tabletë, specialistët do të duhet të shqyrtojnë imazhet më vonë në tavolinën e tyre të punës.

Marrë nga Izraelisot.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0