Çokollatat Mars dhe Snickers do të ndryshojnë recetën për tu bërë më të shëndetshme

Çokollatat Mars dhe Snickers do të ndryshojnë recetën për tu bërë më të shëndetshme


Çokollatat Mars dhe Snickers do të ndryshojnë formulën për t’u bërë më të shëndetshme.

Mars Wrigley Confectionery ka njoftuar dy versione të reja të çokollatave që do të përmbajnë më shumë proteina.

Një çokollatë Mars do të përmbajë 17 g sheqer, 30% më pak se ajo aktuale.

Ndërsa çokollatat e reja Snickers do të përmbajnë 30% më pak se çokollata aktuale.

Të dyja do të dalin në treg në muajin Janar 2019.

Gjigandët e embëlsirave Mars Wrigley shpresojnë se prodhimet e reja do t’u japin konsumatorëve “mundësinë për të përjetuar shijen e mrekullueshme të markave të tyre të preferuara në një madhësi më të vogël”.

Kjo nuk është një mundësi biznesi, por një përgjegjësi e biznesit.

Përfaqësues të markave shprehen se, “Ne kemi një rol dhe një përgjegjësi të madhe, ndaj po nxjerrim këto lloje të reja dhe do të vazhdojmë të punojmë në riformulimin e përbërjes së produkteve tona duke reduktuar sasinë e sheqerit.”

Çokollatat e reja të gjitha që përmbajnë më pak se 100 kalori në të gjitha versionet e Snickers, Mars, Twix, Milky Way dhe Ripples.

/Standard

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0