Coca-Cola: Një pozicionim i ri në Europë; unifikon dizajnin e paketimeve dhe kërkon një slogan të ri - Business Magazine Albania

Coca-Cola: Një pozicionim i ri në Europë; unifikon dizajnin e paketimeve dhe kërkon një slogan të ri


LARA O’REILLY

Coca-Cola është duke ndryshuar paketimet e saj në të gjithë shijet – në atë origjinale, Diet Coke, Coke Zero, Coca-Cola Cherry, Coca-Cola Vanilla dhe po ashtu edhe varietetin e saj me përbërës kalorish lançuar së fundmi Coke Life – në mënyrë që ato të duken pak a shumë njësoj, me ndryshim vetëm nga ngjyrat.
Coke e shpreh këtë në një njoftim për shtyp duke theksuar se ky transformim në paketim shërben për strategjinë e saj të re “1 Markë” ne Britanine e Madhe, Irlande, Francë, Belgjikë, vendet Nordike, Hollandë dhe Spanjë. Pra në vend që të marketojë seciliën markë më vete, i gjithë varieteti…
do të reklamohet si një.
Kjo mendohet se është një sistemim nga kompania e cila kishte vërejtur se degëzimet e markës ishin bërë tepër të ngatërruara dhe krijonin konfuzion për klientët.

Çdo kanaçe apo shishe do të ketë një përshkrim më të detajuar në pjesën e përparme mbi përmbajtjen e produktit. Për shembull Coke Zero do të shfaqë me krenari se ka zero kalori dhe zero sheqer në përmbajtje. Ndërsa Coca-Cola origjinale, autentike, nuk do të shfaqë përbërësit e saj në pjesën e përparme por veç shprehjen “Since 1886”.
Ideja është të sigurohet që konsumatorët të kuptojnë plotësisht përfitimet e portofolit të plotë të markës. Pasi sipas kompanise, ishte vënë re nga sondazhet se në Mbretërinë e Bashkuar 5 nga 10 konsumatorë nuk e dinin se Coke Zero ishte një pije me zero kalori dhe zero sheqer.


Për ta mbështetur unifikimin e kanaçeve të reja dhe të shisheve, Coke thotë se variantet e tyre me pak ose me aspak sheqer / kalori do të shfaqen në fund të çdo reklame TV në Britaninë e Madhe. Gjithashtu investimet në media për produktet e saj me pak apo aspak sheqer / kalori do të dyfishohen në krahasim me vitin e kaluar.
Flitet se objektivi i vendosur nga kompania për tregun britanik është qe në vitin 2020 do të arrihet 50% e totalit të shitjeve vetëm nga ky varietet pijesh.
Siç dihet Coke shpesh është akuzuar rëndë nga grupet pro shëndetit për problemet e obezitetit që vijnë nga konsumi i pijeve me sheqer, ndaj kompania ka ndërmarrë një sërë inisiativash për të promovuar jetesë të shëndetshme.
Megjithatë nuk jemi të qartë ende se si unifikimi i paketimeve do të inkurajojë konsumatoret për të realizuar zgjedhje më të shëndetshme. Kanaçet nuk duken edhe aq të ndryshme nga më parë si edhe njerëzit përsëri do të jenë të detyruar të kontrollojnë listën e përbërësve në pjesën e prapme të kanaçes nëse interesohen të dinë sa kalori ajo pije përmban.
Por, është e natyrshme të besojmë se dyfishimi i investimeve marketing në mbështetje të markave më të shëndetshme, do të ndërgjegjësojë klientët se Coke nuk është veç çështje sheqeri, por një çështje zgjedhje po ashtu.

billboard

Në foto paraqitet një reklame Billboard e Coke në Britaninë e Madhe:

Coca-Cola: Në kërkim të një mesazhi të ri

Duket se aktiviteteve prej 6 vjetësh nën sloganin “Çliroje Lumturinë” po i vjen fundi dhe Coca-Cola është në kërkim të një fushate të re globale marketing.
Për këtë arsye prodhuesi i pijeve ftoi 10 agjenci për të prezantuar idetë e tyre për fushaten e re globale të Coke. Sipas Ad Age pjesëmarrëse ishin agjenci nga gjithe bota nga të cilat mund të përmendim Dentsy, Wieden+Kenedi Portland dhe Ogilvy. Këto agjenci u ngarkuan të përgatisim një drejtim të ri kreativ për markën shumë vjeçare.

mesage
Në një deklaratë të kompanisë thuhej se:
“Ne kemi ftuar disa agjenci kryesore nga gjithë bota për të sjellë mendimet e tyre per Coca-Cola që të krijojnë një vepër të fuqishme për markën tonë. Gjithmonë ne e kemi nxitur veten po ashtu edhe agjencitë tona të realizojnë krijime të klasit botëror me apel global për të angazhuar dhe zbavitur konsumatorët tane dhe për të gjeneruar rritje të biznesit. Ky proçes që kemi filluar do të ndihmojë të mbledhim mendime nga disa nga mendjet më të mira të agjencive nga e gjithë bota për të realizuar punën më të mirë të mundshme.”

Fushata “Çliroje Lumturinë” u lançua fillimisht në vitin 2009 nga agjencia Wieden+Kenedi.
Kjo fushatë e re që pritet të dalë këtë vit, mendohet se do të paraqesë ndryshimet në pozicionim që po bëhen, ku markat e ndara do të unifikohen në një paketim dhe do të promovohen së bashku.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0