Çmimi i naftës për fermerët do të përgjysmohet

Çmimi i naftës për fermerët do të përgjysmohet

Çmimi i naftës

Çmimi i naftës do të përgjysmohet për të gjithë fermerët në vend. Lajmin e bëri me dije kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp, me ministrin e Bujqësisë Bledi Çuçi.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u shpreh se tashmë çmimi i naftës do të jetë gjysmë për gjysmë, pasi do hiqet taksa e qarkullimit, akciza dhe taksa e karbonit.

Tani jemi në kushtet kur mund të ndërhyjmë dhe do ndërhyjmë, me një regjim të ri për karburanit për prodhimin bujqësor. Nga karburanti për prodhimin bujqësor do heqim akcizën, taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit. Faktikisht do të ulim gjysmë për gjysmë çmimin e karburanit.

Çdo fermer që ka tokë, në pronësi apo me qira, që ka një nipt fermeri do bëjë aplikim falas pa asnjë vështirësi do të përfitojë nga ulja e çmimit të naftës, por do të marrë dhe një sasi nafte falas”, tha kreu i qeverisë.

Kryeministri Rama shtoi se ndërhyrja mund të bëhej vetëm tani dhe jo më parë, pasi tani janë konsoliduar financat e shtetit. Më tej ai tha se vendimi nuk do hyjë në fuqi që tani, por nga janari i vitit të ardhshëm.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0