Çmimi i biletës për transportin publik do të mbetet i pandryshuar - Business Magazine Albania

Çmimi i biletës për transportin publik do të mbetet i pandryshuar

Kompanitë e linjave të transportit urban në Shqipëri do të kompensohen për naftën me 100 lekë [0.82 euro] për litër, në mënyrë që të mos rritet çmimi i biletës për qytetarët, tha sot Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Kompensimi do të zgjasë për tre muaj me radhë, ka shtuar ministrja në një komunikim me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë.

“Me anë të kësaj pakete, po mundohet që të ruajnë çmimin e biletës. Nuk do lejojmë rritjen e biletës për shkak të masave të marra. Këto masa janë afatshkurta, por po punojmë edhe për zgjidhje afatgjata, siç është përmirësimi i flotës”, tha Balluku.

Një tjetër vendim i qeverisë në lidhje me transportin është nxjerrja e biletave elektronik.

Biletat tashmë do të priten online, përmes sistemit të fiskalizuar, shtoi Balluku

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0