Çmimet Grammy, është viti i Beyonce - Business Magazine Albania

Çmimet Grammy, është viti i Beyonce

beyonce kerkon qe te leme punen

Beyonce ka vendosur një rekord të ri në Grammy Awards me fitoren e saj të 28-të. Këngëtarja është gruaja më e shpërblyer në historinë e Grammy-t, duke kaluar këngëtaren Alison Krauss.

“Jam shumë e nderuar, jam shumë e ngazëllyer”, tha ajo ndërsa pranoi trofeun e saj rekord-thyer, për performancën më të mirë të R&B.

Vajza e saj, Blue Ivy fitoi gjithashtu një çmim si bashkëpunëtore. Beyonce ishte e veshur e gjitha me të zeza, teksa u ngjit në skenë për të pranuar çmimin e saj.

Taylor Swift gjithashtu bëri histori në ceremoni, duke u bërë artistja e parë femër që ka fituar albumin e vitit tre herë. Ylli u shpërblye për albumin e saj, pasi fitoi më parë me Fearless në 2010 dhe opusin pop 1989 në 2016.Vetëm tre artistë të tjerë kanë fituar ndonjëherë çmimin e albumit të vitit tri herë: Frank Sinatra, Paul Simon dhe Stevie Wonder.

Dua Lipa, është nderuar me çmimin “Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”. Ky është çmimi i saj i parë në edicionin e 63-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze. Më 2018 kishte fituar dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance.
“Faleminderit shumë, kjo është një çmenduri. ‘Future Nostalgia’ më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia. Në fund të albumit tim të parë mendoja se duhet bërë muzikë të trishtë për të ndier se ajo ka rëndësi dhe jam mirënjohëse dhe e nderuar pasi që lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë”, ka thënë Lipa pasi pranoi çmimin.

Fituesit e çmimeve kryesore:

Albumi më i mirë pop – “Future Nostalgia”, Dua Lipa
Incizimi i vitit: “Everything I wanted”, Billie Eilish
Albumi i vitit – “Folklore”, Taylor Swift
Performanca më e mirë R&B – Beyonce “Black Parade”
Kënga më e mirë rap – “Savage” Megan Thee Stallion ft. Beyonce
Kënga e vitit – H.E.R. “I cant breathe”
Albumi më i mirë country – Miranda Lambert “Wildcard”
Kënga më e mirë country – “Crowded Table,” Brandi Carlile, Natalie Hemby & Lori McKenna (The Highwomen)
Performanca më e mirë country duo ose grup – “10,000 Hours,” Dan + Shay & Justin Bieber
Albumi më i mirë rok – The New Abnormal, The Strokes
Kënga më e mirë rok – “Stay High, Brittany Howard (Brittany Howard)

Performanca më e mirë rok – “Shameika,” Fiona Apple
Albumi më i mirë rap – King’s Disease, Nas
Performanca më e mirë rap – “Savage,” Megan Thee Stallion feat. Beyoncé
Performanca më e mirë pop duo ose grup – “Rain on Me,” Lady Gaga and Ariana Grande
Albumi më i mirë R&B – Bigger Love, John Legend
Albumi më i mirë R&B progresive – It Is What It Is, Thundercat
Kënga më e mirë R&B – “Better Than I Imagine,” Robert Glasper, Meshell Ndegeocello & Gabriella Wilson (Robert Glasper Feat. H.E.R and Meshell Ndegeocello)
Performanca më e mirë R&B tradicionale – “Anything For You,” Ledisi
Albumi më i mirë alternativ – Fetch the Bolt Cutters, Fiona Apple
Videospoti më i mirë – “Brown Skin Girl,” Beyoncé

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0