Konfindustria shpreh shqetësimin e saj për çmimet mjaft të larta të karburanteve në tregun e Shqipërisë, me pasoja direkte të rënda në zhvillimin ekonomik te vendit.
Në një deklaratë për mediat, thuhet se këto tarifa janë në kundërshtim të plotë me çmimet e ulëta të karburanteve prej një kohe të gjatë në tregjet botërore. Vetëm në 5 mujorin e parë të 2017-tës, thuhet në deklaratë, çmimi botëror i naftës ka rënë me 20%, pa asnjë pasqyrim në tregun shqiptar.
Konfindustria vlerëson se çmimi i lartë i karburanteve, bashkuar me cilësinë mjaft të dobët të tyre, përbën një arsye madhore, që rrit koston e prodhimeve dhe shërbimeve të industrive vendore dhe godet mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.
Sipas administratorit të përgjithshëm të Konfindustrias Gjergj Buxhukut, është e papranueshme që Shqipëria edhe pse është një vend me rezerva të konsiderueshme të naftës dhe vend me nivel të ulët të jetesës, sot është vendi me çmimin më të lartë të karburanteve në rajon dhe në vendin e 25 në shkallë botërore për shtrenjtësi sipas vlerësimit të agjencive ndërkombëtare të fushës.
Tregu i karburanteve është më i madhi në ekonominë shqiptare me mbi 1 miliard euro/qarkullim vjetor dhe 10% te PPB dhe me ndikim te drejtpërdrejtë në gjithë sektorët e ekonomisë kombëtare.
/Fax.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.