Çmime të larta dhe rritje e dobët ekonomike. Europa goditet nga lufta dhe pandemia - Business Magazine Albania

Çmime të larta dhe rritje e dobët ekonomike. Europa goditet nga lufta dhe pandemia

Ekonomia evropiane u ngadalësua në tre muajt e parë të vitit për shkak të një kombinimi të inflacionit në rritje dhe pasojave nga lufta në Ukrainë.Të dhënat paraprake të tremujorit të parë të publikuara të premten treguan se PBB-ja u rrit me 0.2% në 19 vendet që përdorin euron, gjatë tremujorit të mëparshëm. Kjo ishte më e dobët se rritja prej 0.3% e regjistruar në tre muajt e fundit të 2021.

Ndërkohë, inflacioni i çmimeve të konsumit u rrit në 7.5% në prill – më i larti që kur Bashkimi Evropian filloi të mbante të dhëna 25 vjet më parë. Rritja e kostove për energjinë dhe ushqimin – e nxitur nga trazirat në Ukrainë dhe sanksionet perëndimore ndaj Rusisë – ishin faktorët kryesorë.

Gjermania, ekonomia më e madhe e rajonit, raportoi rritje të PBB-së prej 0.2%. Ky ishte një përmirësim i tkurrjes së parë në tremujorin e katërt të 2021. Por ritmi i aktivitetit ka të ngjarë të ngadalësohet drejt fundit të periudhës janar-mars pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Lexo edhe: Në Europë, gazi e nafta mund të jenë “me racion”. Unioni parashikon të shkëpusë varësinë nga Rusia në 2025

Qeveria gjermane të mërkurën uli parashikimin e saj të rritjes për këtë vit në 2.2% dhe ka paralajmëruar për një recesion nëse furnizimi rus me gaz ndërpritet.

Përveç Gjermanisë, edhe pjesa më e madhe e Evropës, po përballet tani me stagflacion – kombinimi makth i inflacionit të lartë dhe rritjes së dobët ekonomike. Franca është tashmë në këtë pikë.

Ekonomia e dytë më e madhe e Evropës ngeci në tremujorin e parë, me PBB-në që u ul dhe inflacioni arriti një rekord të ri. Italia doli edhe më keq. Ekonomia e saj u tkurr me 0.2% në tremujorin e parë.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0