Cili është shteti ku paraja nuk ka asnjë vlerë? - Business Magazine Albania

Cili është shteti ku paraja nuk ka asnjë vlerë?


E keni menduar ndonjëherë që për të blerë një bukë t’iu kërkojnë një thes me para. Duket e çuditshme, por kjo ndodh realisht që prej vitit 2008 në shtetin afrikan të Zimbabvesë.

Ka gati shtatë vjet, kur Zimbabve u godit nga hiperinflacioni, ku monedha vendase Zim-dollari u zhvlerësua aq shumë saqë njerëzve u duhej të shkonin në dyqan me karroca e thasë me lekë për të blerë produktet e nevojshme.

Edhe pse duket se më e keqja ka kaluar, dollari i Zimbabvesë vazhdon të pësojë rënie, ndonëse jo më me 500 miliardë për qind zhvlerësim si në 2008-ën.

Sipas “Bloomberg”, gjatë kësaj periudhe në vend janë përdorur masivisht monedhat e huaja, që nga dollari amerikan, randi afrikano-jugor, huani kinez e deri tek jeni japonez.

Ndërkaq, banka qendrore e këtij shteti ka njoftuar se dollari vendas do të zëvendësohet në treg me dollarin amerikan.

Reforma vlerësohet me rëndësi për t’i dhënë fund hiperinflacionit dhe për të futur në shina ekonominë e dobët vendase, por edhe për të zhdukur nga qarkullimi prerjen e famshme prej 100 triliardë dollarësh vendas.

Instituti financiar vendas ka bërë përllogaritjet dhe në total e gjitha paraja zimbabviane në qarkullim do të blejë rreth 20 milionë dollarë amerikanë.

Sipas një studimi të bërë rezulton se të fitoje çdo sekondë 1 dollarë të Zimbabvesë, pas 79 vitesh vlera e kursyer nuk do kalonte një dollar amerikan.

 

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0