Cila është përgjegjësia penale për dëmet nga Inteligjenca Artificiale?! - Business Magazine Albania

Cila është përgjegjësia penale për dëmet nga Inteligjenca Artificiale?!

Inteligjenca Artificiale

Nga Nadia Elbasani

Përgjegjësia penale për dëmin e ardhur si pasojë e veprimeve të pajisjeve të Inteligjencës Artificiale, ose të IoT (Internet of Things), është një fushë në zhvillim që sfidon konceptet tradicionale të përgjegjësisë ndaj dëmit. Përgjegjësia penale ndaj dëmeve që rrjedhin nga pajisjet AI përbën një terren të ri dhe të paprekur ligjor.

Ndërkohë që gjithnjë e më shumë flitet dhe përdoret AI (Inteligjenca Artificiale) dhe IoT (Internet of Things), dëmi që mund të vijë si pasojë e tyre, mbetet ende një pikëpyetje për shumë legjislacione. Në shumicën e sistemeve juridike, përgjegjësia penale kërkon elementin e “mens rea” , ose qëllimit të menduar, që do të thotë se veprimi i dënueshëm duhet të kryhet me një lloj qëllimi, neglizhence ose pakujdesie. Një shembull kur Inteligjenca Artificiale (AI) mund të shkaktojë një dëm penal është në rastet e makinave autonome (pa shofer). Nëse një makinë e tillë shkakton një aksident që rezulton me dëmtime ose vdekje, mund të shtrohen pyetje rreth përgjegjësisë penale.

Pak kohë më parë, Bashkimi Europian ndërmori një nisëm për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të strukturuar dhe kornizuar përdorimin e AI, duke vendosur norma të qarta dhe parandaluar keqpërdorimin e e teknologjive të avancuara. Deri më tani, në një fazë drafti, përcaktohet një skemë e detajuar për aplikacionet e konsideruara si “rrezikshmëri e lartë” dhe ngarkohen zhvilluesit e këtyre teknologjive me përgjegjësi shtesë për të garantuar se produktet që përdorin zërin, imazhet dhe tekstet janë të shënuara në mënyrë të qartë si krijime artificiale.

Mirëpo, inteligjenca Artificiale dhe IoT sfidojnë konceptin tradicional të përgjegjësisë penale, pasi AI vepron bazuar në algoritme dhe të dhëna, pa një qëllim të qartë ose ndërgjegje. Për këtë arsye, disa nga propozimet dhe zgjidhjet ligjore të deritanishme sugjerojnë krijimin e rregulloreve/protokolleve për të vendosur standarde sigurie të dyfishta dhe mbikëqyrjeje që duhet të përmbushen nga prodhuesit e teknologjive AI dhe IoT, për produktin e tyre. Këto standarde do të kërkojnë që produktet AI të jenë të sigurta për përdorim dhe të kenë mekanizma mbikëqyrjeje për të parandaluar dëme të mundshme. Një zgjidhje e tillë është rruga e vetme se si mund të zgjidhen në formën e duhur ligjore, përgjegjësia penale e dëmeve të ardhura nga AI. Zgjidhja e deritanishme, e përdorimit të ligjit ekzistues për dëmet e ardhura nga AI është e mangët dhe jo e adresuar saktë.

Ndaj, legjislacionet duhet të  zhvillohen për të përfshirë specifikisht rastet që lidhen me AI dhe IoT, duke qartësuar përgjegjësitë penale dhe duke siguruar mbrojtje për përdoruesit dhe palët e treta nga dëmet e mundshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0