Shpesh nuk marrim një shans të dytë për të shtruar pyetjen e madhe për pjesën tonë të rëndësishme. Por shumë pak propozime ka të ngjarë të përputhen ndonjëherë me atë të John Nicotera, i cili i kërkoi të dashurës së tij Erica Pendrak të fejohej me të, nën kometën Neowis, e cila shfaqet vetëm çdo 6.800 vjet.
Dhe kur fansi i hapësirës zbuloi se kometa e rrallë Neowise do të shfaqej këtë vit (15 korrik – 23 korrik), ai mendoi se nuk kishte asnjë mënyrë më të mirë për të shprehur dashurinë e tij për Erica.
Kështu që çifti shkoi në kampim në Old Forge, New York, në mënyrë që të kishte një pamje të qartë të qiellit në momenti ne shfaqjes së kometës: ”Unë thjesht kujtoj sa i lumtur isha në atë moment. Jam i dashuruar marrëzisht me këtë vajzë. Ne fotografuam momentin më të madh të jetës deri më tani. Nuk është vetëm një kujtim, ne do ta kemi gjithmonë atë. Erica shpërtheu në lot kur i drejtova pyetjen, dhe pranoi menjëherë”- tha John.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.