ChatGPT vs DeepSeek, një luftë e re teknologjike në horizont? - Business Magazine Albania

ChatGPT vs DeepSeek, një luftë e re teknologjike në horizont?

Në dekadën e fundit, në maratonën e çdo zhvillimi, inteligjenca artificiale ka qenë më ambiciozia, duke bërë hapa të mëdhenj përpara dhe ndikuar në çdo aspekt të jetës dhe biznesit global. Disa nga zhvillimet më të mëdha kanë ardhur nga dy platforma që kanë tërhequr vëmendjen e industrisë; ChatGPT, i zhvilluar nga OpenAI, dhe DeepSeek, një sistem më i ri që ka shkaktuar diskutime të shumta në media dhe komunitetin shkencor. 

A është DeepSeek një konkurrencë reale për ChatGPT, apo është thjesht një flluskë e momentit? Ose pyetja e formuluar më ndryshe, a ishte ChatGPT një flluskë që DeepSeek po e zbeh? Këto janë pikëpyetje që shumë ekspertë, si dhe përdorues të thjeshtë të teknologjisë, po përpiqen t’i kuptojnë.

Zhvillimi i inteligjencës artificiale dhe impakti i saj

Inteligjenca artificiale është një fushë që ka evoluar me shpejtësi të jashtëzakonshme. Nga përdorimi në fushën e përpunimit të gjuhës natyrore deri tek aplikimet në mjekësi, financa dhe inxhinieri, AI ka kapur imagjinatën e botës moderne. Sistemet si ChatGPT, të ndihmuara nga algoritmet e mësimit të thelluar dhe modelet e gjuhës natyrore, janë bërë mjetet kryesore për të zgjidhur probleme komplekse në shumë industri. ChatGPT, i njohur për përdorimin e tij të gjerë dhe aplikueshmërinë e lartë, ka tërhequr shumë përdorues, duke u bërë një nga shërbimet më të përdorura në botë.

Në vitet e fundit, inteligjenca artificiale ka bërë një revolucion në përpjekjet për të përmirësuar proceset e komunikimit dhe përdorimin e gjuhës. ChatGPT është krijuar për të ofruar përgjigje të detajuara dhe të sakta, duke u shërbyer përdoruesve të shumtë nga sektori publik dhe privat. Sidoqoftë, shumë zhvillime të reja kanë filluar të bëhen pjesë e skenës teknologjike, dhe një prej këtyre zhvillimeve është DeepSeek.

DeepSeek, vrojtim në anët e medaljes

DeepSeek është një platformë që erdhi fillimisht si një qasje ndryshe, por përfundoi si një konkurent i rëndësishëm në tregun e inteligjencës artificiale. Prodhuesit e kësaj platforme të re thanë se e kanë krijuar me çmim të ulët. Dhe studiuesit që qëndrojnë pas saj pretendojnë se ndërtimi kushtoi 6 milionë dollarë, një buxhet i vogël në krahasim me miliardat e shpenzuara nga firmat e AI në SHBA.

DeepSeek është krijuar për të siguruar rezultate më të avancuara në kërkimin dhe grumbullimin e informacionit të shpejtë, duke përfshirë një numër më të madh të burimeve të të dhënave në kohë reale. Ky fokus në analizën e thellë ka bërë që shumë ekspertë të kenë interes për ta vlerësuar më tepër këtë platformë, veçanërisht në sektorë ku analiza e të dhënave është një element kyç.

Megjithatë, DeepSeek ka pasur disa kritika dhe shqetësime lidhur me sigurinë dhe përdorimin e të dhënave. Sipas raportimeve nga portaleve të njohura si The Verge dhe TechCrunch, ka pasur shqetësime rreth mbrojtjes së të dhënave të përdoruesve dhe mundësisë së përdorimit të informacionit për qëllime të tjera pa pëlqimin e individëve.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0