ChatGPT prezanton opsionin erotik për përdoruesit e rritur - Business Magazine Albania

ChatGPT prezanton opsionin erotik për përdoruesit e rritur

Sam Altman ka një plan prej 2.5 miliardë dollarësh për t'i ofruar ChatGPT Premium falas këtij shteti

Kompania OpenAI planifikon të sjellë deri në fund të 2025-ës një funksion të ri erotik për chatbot-in ChatGPT, megjithëse detajet mbeten ende të pakta.

ChatGPT do të mund të ofrojë për përdoruesit e rritur përmbajtje erotike. CEO i OpenAI, Sam Altman, njoftoi se funksioni mund të lancohet rreth muajit dhjetor, duke theksuar se përdoruesit duhet të verifikojnë moshën e tyre dhe opsioni do të jetë i disponueshëm vetëm nëse kërkohet.

Rivali Elon Musk ka ofruar prej kohësh përmbajtje seksualizuese për chatbot-in e tij Grok, përfshirë një avatar të animuar me veshje minimale. Edhe ofrues të tjerë më të vegjël kanë chatbot-e erotikë. OpenAI ka në portofol edhe softuerin Sora, i cili mund të gjenerojë video nga teksti.

ChatGPT ka rreth 800 milion përdorues aktivë në javë dhe konsiderohet chatbot-i më popullor, duke ndezur valën e fundit të interesit për inteligjencën artificiale. Megjithatë, ende ka pyetje mbi modelin e biznesit të AI-së, ndërsa kompani si OpenAI dhe Meta investojnë miliarda dollarë në qendra të të dhënave pa garanci për kthim. Prandaj, ofruesit kërkojnë mënyra për të monetizuar funksionet e inteligjencës artificiale.

Lexo edhe: Google dhe Banka Botërore bashkëpunojnë për ndërtimin e infrastrukturës publike digjitale me AI

Përdoruesve do t’u ofrohet gjithashtu mundësia të ndikojnë më shumë në karakterin e ChatGPT, për ta bërë softuerin të veprojë, për shembull, “si një mik”. Kjo vjen pas kritikave për versionet e mëparshme, të cilat shpesh ofronin konfirmim të tepërt dhe mund të nxitnin sjellje potencialisht të rrezikshme. OpenAI thotë se tani ka marrë masa parandaluese.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0