ChatGPT po teston një veçori të re dhe misterioze të quajtur “Studioni së bashku” - Business Magazine Albania

ChatGPT po teston një veçori të re dhe misterioze të quajtur “Studioni së bashku”

Disa përdorues të abonuar në ChatGPT kanë raportuar shfaqjen e një funksioni të ri në listën zbritëse të mjeteve të disponueshme, i quajtur “Study Together” (Studioni së bashku). Ky modalitet duket se është përpjekja e chatbot-it për t’u bërë një mjet edhe më i dobishëm për arsimin. Në vend që thjesht të ofrojë përgjigje për kërkesat e përdoruesve, disa raportojnë se ky funksion i ri bën më shumë pyetje dhe kërkon nga përdoruesi që t’i përgjigjet atyre, një qasje që ngjan me iniciativën e Google të quajtur LearnLM. Disa spekulojnë madje se në të ardhmen mund të mundësohet edhe një mënyrë ndërveprimi ku më shumë se një përdorues të bashkohet në një “grup studimi”.

OpenAI nuk i është përgjigjur kërkesës sonë për koment, por, për çfarë vlen, vetë ChatGPT ka pohuar: “OpenAI nuk ka njoftuar ende zyrtarisht nëse apo kur ‘Study Together’ do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit — ose nëse do të kërkojë pajtim në ChatGPT Plus.”

Lexo edhe: Si planifikon CEO i ri i Character.AI të adresojë shqetësimet për përdorimin e chatbot-ëve nga fëmijët

Kjo veçori ngjall interes sepse ChatGPT tashmë është bërë një element thelbësor në arsimin modern, si në mënyra pozitive, ashtu edhe në mënyra që kanë shkaktuar shqetësim. Mësuesit po e përdorin për hartimin e planeve mësimore; nxënësit mund ta përdorin si një tutor virtual, por mund ta përdorin gjithashtu edhe për të shkruar detyrat e tyre.

Disa madje kanë sugjeruar se ChatGPT mund të jetë duke “shkatërruar” arsimin e lartë. Ky funksion i ri mund të jetë një përpjekje për të nxitur përdorimet e mira të teknologjisë, ndërsa pengon ato që cilësohen si “mashtrim”.

Techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0