Çfarë u vendos nga Këshilli Kombëtar i Punës për pagën minimale? - Business Magazine Albania

Çfarë u vendos nga Këshilli Kombëtar i Punës për pagën minimale?


Këshilli Kombëtar i Punës nuk ka arriti dot që të dalë me një vendim të unifikuar në lidhje me ndryshimin e pagës minimale nga mbledhja e djeshme.

Qeveria ka propozuar që paga minimale, për efekt të kontributeve shoqërore, të rritet në nivelin 24,000 lekë, ndërsa Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë e propozoi shifrën në 26,000 lekë ( duke hequr dorë nga propozimi fillestar për rritje në 28,600 lekë) . Mësohet se në qeveri do të shkojnë të dy këto variante, për të dalë më pas me një shifër finale. Ka gjasa që efektet e pagës së re minimale të nisin në muajin Mars.

Nga Ministria e Financave mësohet se ka të ngjarë që të miratohet varianti i 23.000 lekëve.

Pak ditë më parë ishte ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që deklaroi se rritja do të prekte edhe sektorin privat, ndërkohë që në administratën shtetërore ajo është parashikuar të rritet në nivelin 37,000 lekë.

Në fakt që në fillim të vitit të kaluar ka qenë Dhoma Kombëtare e Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve (DHKPV), e cila përmes një letre drejtuar kreut të qeverisë, i ka kërkuar rritjen e pagës minimale në nivel kombëtar, nga 22.000 lekë në 23.000 lekë.

Bordi Drejtues i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve argumentonte se kërkesa është bërë nisur nga situata, në të cilën është duke u zhvilluar veprimtaria e biznesit në sektorin e regjimit aktiv dhe të eksporteve; Koniunktura e tregut ndërkombëtar në fushën e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve; Niveli i kursit të këmbimit; Dëshira për të ndikuar në rritjen e konsumit dhe përmirësuar sado pak cilësinë e jetesës së të punësuarve tanë etj.

Ndërsa kërkonte që efektet e kësaj rritjeje të fillonin nga 1 Janar 2017.

Nga ky vendim pritet të preken më shumë sektori eksportues dhe i prodhimit, të cilën pagat e ulëta i kanë si avantazh konkurrues. Sipas tyre, kjo do të shoqërohet edhe me rritjen e kostove. Për sipërmarrësit e sektorit të prodhimit, me rritjen e kësaj page, rrezikohet që të rriten edhe çmimet, duke qenë se shpenzimi, sipas tyre, diku do të ‘shkarkohet’.

Për sektorin e fasonit, rritja e kësaj page gjithashtu shihet si një veprim ‘shkatërrues’, siç e thonë dhe vetë ata, pasi rreth 60-70% të kostove të tyre e përbëjnë ato të punës.

Burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0