Çfarë ndodh me llogarinë tuaj në TikTok kur vdisni? Ja si të përgatisni të dhënat tuaja për jetën pas vdekjes - Business Magazine Albania

Çfarë ndodh me llogarinë tuaj në TikTok kur vdisni? Ja si të përgatisni të dhënat tuaja për jetën pas vdekjes

Shumica e njerëzve kanë mbledhur të dhëna si selfie, video, emaile, etj. gjatë jetës së tyre. Por, çfarë ndodh me to kur vdesim?

Mund të keni menduar të hartoni një testament trashëgimie për asetet tuaja fizike pas vdekjes, por mos  harroni të kujdeseni edhe për pasurinë tuaj digjitale. Miqtë dhe familjarët mund të çmojnë skedarët dhe postimet që keni lënë pas, por ato mund të humbasin në purgatorin digjital nëse nuk ndiqni disa hapa të thjeshtë.

Ja si mund të përgatisni jetën tuaj digjitale:

Apple
Apple ju lejon të emëroni një “kontakt trashëgimie” që mund të aksesojë të dhënat e llogarisë suaj pas vdekjes suaj. Kompania thotë se është një mënyrë e sigurt për t’u dhënë njerëzve të besuar akses në fotografi, skedarë dhe mesazhe. Për ta vendosur këtë, do t’ju duhet një pajisje Apple me një sistem operativ relativisht të fundit.

Për iPhone, shkoni te “Settings”, klikoni në “Sign-in & Security” dhe pastaj në “Legacy Contact”. Mund të emëroni një ose më shumë njerëz, dhe ata nuk kanë nevojë për një ID Apple ose pajisje.

Do t’ju duhet të ndani një çelës aksesi me kontaktin tuaj, i cili mund të jetë një version digjital që dërgohet elektronikisht.

Merrni parasysh se ka dia skedarë që nuk do të mund t’i kaloni përfshirë muzikën, filmat dhe fjalëkalimet e mbrojtura nga të drejtat digjitale që ruhen në menaxherin e fjalëkalimeve të Apple. Kontaktet trashëgimore mund të aksesojnë llogarinë e një përdoruesi të ndjerë vetëm tre vjet para se Apple ta fshijë llogarinë.

Google
Google merr një qasje tjetër me Menaxherin e Llogarive Inaktive, i cili ju lejon të ndani të dhënat tuaja me dikë nëse vëren se keni ndaluar së përdoruri llogarinë tuaj.

Për të ndodhur kjo, duhet të vendosni sa kohë duhet të presë Google—nga 3 deri në 18 muaj—para se të konsiderojë llogarinë tuaj si inaktive. Pas kësaj kohe, Google mund të njoftojë deri në 10 njerëz.

Mund të informoni me mesazh se keni ndaluar së përdoruri llogarinë dhe në mënyrë opsionale, të përfshini një lidhje për të shkarkuar të dhënat tuaja.

Ka gjithashtu një opsion që fshin automatikisht llogarinë tuaj pas tre muajve pa aktivitet, kështu që kontaktet tuaja do të duhet të shkarkojnë çdo të dhënë përpara afatit.

Facebook dhe Instagram
Disa platforma sociale mund të ruajnë llogaritë për njerëzit që nuk janë më, në mënyrë që miqtë të nderojnë kujtimet e tyre.

Kur përdoruesit e Facebook ose Instagram ndërrojnë jetë, Meta thotë se mund ta memorializojë llogarinë nëse merr një “kërkesë të vlefshme” nga një mik ose anëtar i familjes. Kërkesat mund të dorëzohen përmes një forme online.

Kompania e mediave sociale rekomandon përdoruesit e Facebook të shtojnë një kontakt trashëgimor për kujdesin e llogarive të tyre memoriale. Kontaktet trashëgimorë mund të përgjigjen ndaj kërkesave  për miqësi dhe të përditësojnë postimet, por nuk mund të lexojnë mesazhe private ose të modifikojnë postimet e mëparshme. Mund të zgjidhni vetëm një person, i cili gjithashtu duhet të ketë një llogari në Facebook.

Gjithashtu mund të kërkoni që Facebook ose Instagram të fshijë llogarinë e një përdoruesi të ndjerë nëse jeni një anëtar i ngushtë i familjes duke dërguar dokumente si p.sh një certifikatë vdekjeje.

TikTok
Platforma thotë se nëse një përdorues nuk jeton më, njerëzit mund të dorëzojnë një kërkesë për të memorializuar llogarinë përmes menysë së cilësimeve. Shkoni te seksioni “Report a Problem”, pastaj në “Account and profile”, pastaj “Manage account”, ku mund të raportoni një përdorues të ndjerë.

Pasi një llogari të jetë memorializuar, ajo do të etiketojë si “Remembering”. Askush nuk do të mund të hyjë në llogari, duke parandaluar dikë nga redaktimi i profilit ose përdorimi i llogarisë për të postuar përmbajtje të re ose për të dërguar mesazhe.

FAST COMPANY

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0