Çfarë mund të mësoni nga Nathan Ott në AllWeb Albania?

Çfarë mund të mësoni nga Nathan Ott në AllWeb Albania?


Nathan Ott është autor i The DNA Of A Game Changer dhe The DNA Of A Game-Changing Team, si dhe bashkë-themelues dhe shef i polarëve në The GC Index®, i vetmi instrument dixhital për të identifikuar, vlerësuar dhe zhvilluar korporatën Game Changers pavarësisht moshës, gjinisë, rracës dhe nivelit.

Duke punuar me një sërë organizatash tregtare dhe jofitimprurëse, Nathan i ndihmon punonjësit të kuptojnë se si mund të kenë ndikim dhe gjithashtu ndihmon drejtuesit të krijojnë ekipe dhe kultura që sjellin zhvillim. Para themelimit të The GC Index, Nathan filloi karrierën e tij kërkimore duke punuar për një specialist akseleratori rritës në sektorët e teknologjisë dhe shërbimeve profesionale.

Lexoni: Ivan Brezak Brkan, “aristokrati i internetit” është folësi i radhës në AllWeb Albania 2017

AllWeb është Konferenca e parë e Marketingut Dixhital në Tiranë. Organizohet që nga viti 2012 në Shkup duke mirëpritur në skenën e saj folës profesionistë nga kompani që përfaqësojnë marka të mirënjohura ndërkombëtare.

Ky është viti i dytë që AllWeb mirëpret në Tiranë folësit më të mirë nga e gjithë bota për të vënë në dukje mjedisin gjithnjë e në ndryshim të marketingut dixhital.

Lexoni: ALLWEB – BOTA E MARKETINGUT DIXHITAL

Për më tepër informacion kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

Takohemi në 12 Tetor tek Tirana Business Park

Blini Biletën tuaj Online TANI dhe kurseni 70 Euro…https://allweb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0