Në vitet e fundit, Tirana është shndërruar në një terren gjithnjë e më aktiv për komunitetet teknologjike dhe kreative, me dhjetëra evente, iniciativa dhe grupe që synojnë të lidhin të rinjtë me ide, aftësi dhe njerëz të rinj. Por sa real është ndikimi i tyre? Sa të angazhuar ndihen pjesëmarrësit dhe çfarë funksionon vërtet përtej perceptimeve personale? Ky artikull prezanton gjetjet kryesore të një studimi pionier që sjell për herë të parë një qasje të bazuar në të dhëna mbi mënyrën se si të rinjtë (18–35 vjeç) në Tiranë përjetojnë dhe vlerësojnë komunitetet teknologjike dhe kreative, duke hapur rrugën për diskutim më të informuar dhe vendimmarrje më të mençur në ekosistemin e inovacionit.
Ky raport është studimi i parë i këtij lloji në Shqipëri që shqyrton në mënyrë analitike se si të rinjtë (18-35 vjeç) në Tiranë angazhohen me komunitetet teknologjike dhe kreative. Është një përpjekje për të sjellë një qasje të bazuar në të dhëna në një kontekst ku vendimet shpesh merren në bazë të intuitës dhe jo të evidencës.
Në Shqipëri, gjejmë shpesh që vendimet kyçe, qofshin ato në sektorin publik, privat, apo edhe në iniciativa të drejtuara nga shoqëria civile, merren kryesisht në bazë të perceptimeve personale. Kjo nuk është thjesht një çështje kulturore; edhe kur individët ose organizatat dëshirojnë të marrin një qasje më të bazuar në të dhëna, ballafaqohen me vështirësi të konsiderueshme. Shumë aspekte të realitetit tonë social dhe ekonomik nuk janë ende studiuar sistematikisht, dhe informacioni i disponueshëm shpesh nuk është i aksesueshëm lehtësisht. Kjo mangësi e infrastrukturës së të dhënave krijon një vakum që e bën të vështirë edhe për ata që dëshirojnë t’i afrohen çështjeve në mënyrë analitike.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto