Çfarë kanë të përbashkët sipërmarrësit e suksesshëm?

Çfarë kanë të përbashkët sipërmarrësit e suksesshëm?


Premtimi i sipërmarrjes është gjigand. Krijo diçka që të pëlqen me njerëzit që do dhe do të bësh miliona në pak kohë. Realiteti për shumicën e sipërmarrësve është shumë punë, ulje, ngritje dhe shumë këmbëngulje.

Për t’ja dalë si një sipërmarrës i suksesshëm janë disa gjëra nga të cilat duhet të hiqni dorë.

1. Hiq dorë nga tendenca për të qenë perfekt

Agonizimi për diçka derisa të jetë e përsosur dhe gati pwr tu lançuar jo vetëm që ngadalëson progresin, por gjithashtu do të thotë që mund të jesh i verbër ose rezistent ndaj ndryshimeve të nevojshme.

2. Dil nga flluska jote

Të kërkosh feedback është diçka kritike të cilën sipërmarrësit e bëjnë zakon. Kërkoni shpesh përshtypje nga jashtë dhe nga njerëz të ndryshëm. Të krijosh një produkt apo shërbim thjesht sepse ti dhe miqtë e tu e pëlqeni nuk është një arsye e fortë. Parukieri juaj, shoferi i taksisë apo dadoja e fëmijës janë tregu ku duhet të shpalosni idenë tuaj.

3. Hiq dorë nga egoja e tepruar

Ti nuk je puna jote. Nëse diçka dështon, kjo nuk do të thotë që dhe ti je një dështim. Gjërat që ti mendon se nuk do të ecin do të funksionojnë për bukuri. Ata që ti mendon se do të kapin qiellin, do të zhyten poshtë. Këto janë mësime të vlefshme. Jo një padi për karakterit tuaj.

4. Mos ju bëj qejfin të gjithëve

Polariteti është një gjë e mirë. Nëse izolohesh dhe ofendon disa njerëz, ti do të kesh një grup që do t’ju mbështes për atë që bëni. Nuk mund t’jua bësh qejfin të gjithëve. Kush është gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhi?

5. Hiq dorë nga pushimi

Nëse përpiqeni të krahasoni veten me themeluesit e tjerë dhe sukseset e tyre, do të dështoni shumë shpejt. Rruga e startupeve nuk është e sigurt: disa rriten shpejt, disa rriten ngadalë dhe shumica dështojnë. Fokusohu në atë që di të bësh dhe bëje mirë.

6. Mos u bëni shumë serioz

Duke i shtuar pak humor, aventurë më saktë sheqer, punës suaj të përditshme atëherë koha do të lëviz shumë shpejt. Por, më e rëndësishmja, kjo gjithashtu do t’ju japë një avantazh konkurrues duke ju bërë të freskët, energjik dhe të hapur ndaj njohurive të reja dhe ideve të pazakonta.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0