Çfarë është virusi Nipah dhe pse po alarmon botën? - Business Magazine Albania

Çfarë është virusi Nipah dhe pse po alarmon botën?

Shpërthimet e virusit nuk janë të rralla në rajonet me rrezik të lartë. Që nga 1998, janë raportuar raste në Bangladesh, Indi, Malajzi, Filipine dhe Singapor, sipas OBSH-së.

India ka konfirmuar dy raste të virusit Nipah në shtetin Perëndim Bengal, në lindje të vendit, pranë kufijve me Bangladesh, Bhutan dhe Nepal.

Të dy pacientët janë punonjës shëndetësorë dhe aktualisht ndodhen në kujdes intensiv. Autoritetet njoftuan se 196 persona që kanë pasur kontakt me ta janë pa simptoma dhe testet për virusin kanë dalë negative.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dhënat e disponueshme tregojnë se publiku nuk duhet të shqetësohet për sigurinë e vet ose të familjes.

Megjithatë, duke qenë se shkalla e vdekshmërisë mund të arrijë deri në 75%, dhe nuk ekziston trajtim apo vaksinë specifike, çdo shpërthim monitorohet me kujdes.

Çfarë është virusi Nipah?
Virus Nipah mund të transmetohet nga kafshët, përmes ushqimit të kontaminuar ose nga kontakti me persona të infektuar. Ai gjendet kryesisht tek fluturakët në rajonet bregdetare dhe në disa ishuj të Oqeanit Indian, Indi, Azinë Juglindore dhe Oqeaninë.

Sëmundja mund të shkaktojë gjithçka, nga mungesa e simptomave te sëmundjet akute të frymëmarrjes dhe encefaliti fatal. Shkalla e vdekshmërisë varion 40–75%, sipas llojit të virusit.

Përshkrimi i situatës

Më 26 janar 2026, India njoftoi zyrtarisht OBSH-në për dy raste të konfirmuara me NiV në Bengalin Perëndimor. Testimet paraprake laboratorike sugjeruan infeksion me virusin Nipah, i cili u konfirmua më 13 janar nga Instituti Kombëtar i Virologjisë në Pune.

Diagnoza u vendos përmes testeve RT-PCR dhe ELISA.

Të dy rastet janë infermierë, një femër dhe një mashkull, të moshës 20–30 vjeç, banues në Barasat. Simptomat u shfaqën në fund të dhjetorit 2025 dhe pacientët u shtruan në spital në fillim të janarit 2026. Deri më 21 janar, njëri pacient kishte përmirësim klinik, ndërsa tjetri vijonte trajtimin intensiv.

Pas konfirmimit të rasteve, autoritetet shëndetësore testuan mbi 190 persona kontakte, përfshirë punonjës shëndetësorë dhe kontakte komunitare. Të gjitha mostrat rezultuan negative.

Lexo edhe: Edhe Portugalia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç

Qendra Kombëtare Indiane për Kontrollin e Sëmundjeve njoftoi më 27 janar se nuk janë identifikuar raste të tjera në Bengalin Perëndimor nga dhjetori 2025 e deri më sot.

Epidemiologjia

Virusi Nipah është një sëmundje zoonotike që transmetohet nga kafshët te njerëzit, kryesisht nga lakuriqët e natës frutngrënës (Pteropus spp.), të cilët janë rezervuari natyror i virusit. Transmetimi mund të ndodhë edhe nga njeriu te njeriu përmes kontaktit të ngushtë.

Periudha e inkubacionit varion nga 3 deri në 14 ditë, por në raste të rralla mund të zgjasë deri në 45 ditë.

Infeksioni tek njerëzit varion nga forma asimptomatike deri te infeksionet e rënda respiratore dhe encefaliti fatal. Simptomat fillestare përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskulore, të vjella dhe dhimbje fyti, të cilat mund të përparojnë drejt konfuzionit, përgjumjes, çrregullimeve neurologjike dhe komës.

Shkalla e vdekshmërisë (CFR) në shpërthimet e raportuara varion nga 40% deri në 75%, në varësi të kapaciteteve lokale për diagnostikim të hershëm dhe menaxhim klinik.

OBSH po ofron mbështetje për komunikimin e rrezikut, monitorimin e situatës dhe analizën epidemiologjike.

Masat në vendet fqinje

Disa vende fqinje të Indisë po vendosin kontrolle për udhëtarët nga rajoni i prekur. Tajlanda ka futur kontrolle në aeroport për udhëtarët nga Perëndim Bengal dhe rekomandon mbikëqyrje të veçantë në zonat ku ka fluturakë. Nepali ka rritur survejancën në kufi dhe aeroportet e saj.

Shpërthimet e virusit nuk janë të rralla në rajonet me rrezik të lartë. Që nga 1998, janë raportuar raste në Bangladesh, Indi, Malajzi, Filipine dhe Singapor, sipas OBSH-së. Në korrik 2025, India konfirmoi katër raste, përfshirë dy vdekje në Kerala, një zonë që përjeton shpërthime të rregullta të këtij virusi që nga 2018. Bangladesh gjithashtu raportoi katër raste midis janarit dhe gushtit 2025.

Vlerësimi i rrezikut nga OBSH

OBSH e konsideron rrezikun:

  • Të moderuar në nivel lokal
  • Të ulët në nivel kombëtar, rajonal dhe global
  • Nuk ka prova për përhapje ndërkufitare dhe India ka demonstruar kapacitete të forta për menaxhimin e shpërthimeve të mëparshme.

Këshilla e OBSH-së

Në mungesë të vaksinave apo trajtimeve specifike, parandalimi mbështetet në:

  • Reduktimin e kontaktit me lakuriqët e natës dhe ushqimin e kontaminuar
  • Shmangien e kontaktit të pambrojtur me persona të infektuar
  • Respektimin rigoroz të masave të kontrollit të infeksioneve në institucionet shëndetësore
  • OBSH nuk rekomandon kufizime udhëtimi apo tregtie në këtë fazë.

 

Burimi:OBSH 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0