Çfarë është SEO? Pse është duke u bërë kaq i rëndësishëm?

Çfarë është SEO? Pse është duke u bërë kaq i rëndësishëm?


SEO ose ndryshe Optimizimi i Motorit të Kërkimit, është praktika e rritjes së sasisë dhe cilësisë së trafikut në faqen tuaj të internetit përmes rezultateve organike të kërkimit.

Si funksionon SEO?

Ju mund të mendoni për një motor kërkimi si një faqe në internet të cilën e vizitoni për të kërkuar (ose folur) një pyetje në Google, Bing ose çfarëdo motori të kërkimit që po përdorni, dhe përgjigjja magjike do t’ju shfaqet me një listë të gjatë të faqeve të internetit që mund t’i përgjigjen potencialisht pyetjes tuaj.

Por a keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë fshihet pas atyre listave magjike të faqeve?

Ja se si funksionon: Google ka një “Crawler” që mbledh informacione për të gjithë përmbajtjen që mund të gjejmë në Internet. Crawlers sjell të gjithë ato informacione përsëri në motorin e kërkimit për të ndërtuar një indeks.

Ky indeks pastaj ushqehet përmes një algoritmi që përpiqet të përputhet me të gjitha ato të dhëna të pyetjes tuaj.

Rrezultatet e kërkimit në forma të ndryshme

Kjo ishte pjesa “SE” (motori i kërkimit) e SEO-s.

Pjesa O e optimizimit të SEO është ajo ku njerëzit shkruajnë kontent (faqe, postime) dhe e vendosin atë në faqen e tyre, përveç kësaj kontenti optimizohet në mënyrë që motorët e kërkimit të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë po shohin dhe përdoruesit që vijnë përmes kërkimit do të gjejnë përgjigjen e pyetjes që po kërkojnë.

Pjesët e SEO-s

On-Page SEO dhe Off-Page SEO

On-Page SEO shikon se për çfarë flisni në faqen tuaj.

Off-Page SEO shikon se sa autoritet keni dhe sa faqe të tjera i tregojnë Google-it se ju jeni ekspert (duke ju linkuar).

On-Page SEO

SEO në faqe (On-Page SEO) është praktika e optimizimit të përmbajtjes së faqeve në internet për motorët e kërkimit dhe përdoruesit. Praktikat e zakonshme të faqes SEO përfshijnë optimizimin e titullit, përshkrimit, linkimet e brendshme dhe URL-të.

Pse është i rëndësishëm SEO në faqe (On-Page SEO)?

Edhe pse Google është shumë më i zgjuar sesa ishte më herët, ende nuk i ka të gjitha përgjigjet.

Çfarë duhet të konsiderojmë në optimizimin e On-Page SEO-s?

  • Përmbajtja
  • Titulli i faqes
  • Përshkrimi i faqes
  • ALT Tag – Përshkrimi i fotos
  • Hierarkia e kontentit
  • Struktura e URL-së
  • Shpejtësia
  • Linkimi i brendshëm

Përmbajtja e një faqeje

Përmbajtja e një faqe është ajo që e bën atë të denjë për një pozicion të rezultatit të kërkimit.  Është ajo që përdoruesi sheh për herë të parë dhe kështu është jashtëzakonisht e rëndësishme për motorët e kërkimit. Pra, çfarë është përmbajtja e mirë? Nga një këndvështrim i SEO-s, e gjithë përmbajtja e mirë ka dy atribute. Përmbajtja e mirë duhet të përmbushë një kërkesë dhe duhet të jetë e linkueshme.

Përmbajtja e mirë përmbush një kërkesë:

Përmbajtja më e mirë është ajo që bën punën më të mirë për përmbushjen e kërkesës më të madhe.

Mund të marrë formën e një artikull të Ëikipedia-s që shpjegon për botën përkufizimin e Web 2.0. Mund të jetë një video, një imazh, një tingull ose tekst, por duhet të përmbushë një kërkesë në mënyrë që të konsiderohet përmbajtje e mirë.

Përmbajtja e mirë është e linkueshme:

Nga një këndvështrim i një SEO Experti, nuk ka asnjë ndryshim midis përmbajtjes më të mirë dhe më të keqe në internet nëse nuk është e linkueshme.  Nëse njerëzit nuk mund ta shpërndajnë, motorët e kërkimit do të kenë shumë pak të ngjarë ta rendisin atë dhe si rezultat përmbajtja nuk do të sjellë trafik në faqen tuaj.

Disa shembuj të kësaj përfshijnë: Përmbajtja është e arritshme vetëm pas regjistrimit në website, ose përmbajtja që nuk mund të shpërndahet.

Përmbajtja që nuk përmbush një kërkesë ose nuk mund të linkohet është e keqe në sytë e motorëve të kërkimit – dhe ka shumë të ngjarë që është e tillë edhe për disa njerëz.

Faktorët bazikë që duhen të optimizohen në On-Page SEO

Title Tag (Titulli i faqes)

Titulli është një element i HTML-it që specifikon titullin e një faqeje të internetit. Title Tag shfaqet në faqet e rezultateve të motorit të kërkimit (SERP) si titulli i klikueshëm për një rezultat të caktuar dhe është i rëndësishme për përdorimin  SEO dhe shpërndarjet në rrjetet sociale.

Meta Description (Përshkrimi i faqes)

Përshkrimi i faqes është një HTML atribut që ofron një përmbledhje të shkurtër të faqes. Motorët e kërkimit si Google shpesh shfaqin përshkrimin e faqes në rezultatet e kërkimit, të cilat mund të ndikojnë në normat e klikimit.

URL-ja

Duhet të siguroheni që hierarkia e kategorive të faqes duhte të pasqyrohet në URL.

Më poshtë është një shembull i strukturës së mirë të URL-së:

 http://www.shembulli.org/lojra/historia-e-video-lojrave

Kjo URL tregon qartë hierarkinë e informacionit në faqe. Ky informacion përdoret për të përcaktuar rëndësinë e një faqe të caktuar në internet nga motorët e kërkimit. Për shkak të hierarkisë, motorët mund të nxjerrin në pah që faqja me gjasë nuk i përket historisë në përgjithësi, por më tepër asaj të historisë së video lojërave. Kjo e bën atë një kandidat ideal për rezultatet e kërkimit që lidhen me historinë e video lojërave.

Më poshtë është një shembull i keq i strukturës së URL:

http://www.shembull.com/title/tt0468569

ALT Tag

ALT Tag është titulli i një imazhi. ALT Tag përshkruan ato që janë në imazh dhe funksionin e fotos në faqe. Pra, nëse përdorni një imazh si një buton për të blerë produktin X, ALT texti duhet të thotë: “butoni për të blerë produktin X”.

PageSpeed

Shpejtësia e faqes i referohet sasisë së kohës që një faqeje i duhet për t’u ngarkuar plotësisht.

Shpejtësia e faqes varet nga shumë faktorë të ndryshëm, duke filluar nga hosti tek dizajni dhe mund të optimizohet. Në fakt, koha e ngarkesës ka rëndësi si për përdoruesit ashtu edhe për motorët e kërkimit.

Linkimi i brendshëm

Linkimet e brendshme janë lidhje që kalojnë nga një faqe në një faqe tjetër në të njëjtin domein. Ato zakonisht përdoren në navigacion. Këto lloj lidhjesh janë të dobishme për tre arsye: Ato lejojnë përdoruesit të lundrojnë në website. Ato ndihmojnë në krijimin e hierarkisë së informacionit për webfaqen e dhënë dhe ndihmojnë në përhapjen e barazisë së faqeve.

Off-Page SEO

Optimizimi i motorit të kërkimit jashtë faqes nuk ka të bëjë vetëm me backlinks (linkimi i faqes suaj nga faqet tjera). Dr Pete Meyers nga Moz vëzhgoi se shumë pronarë të faqeve në internet kalojnë rreth 30% të kohës së tyre me faktorët jashtë faqes, dhe 70% me faktorët në faqe. Për pronarët e tjerë të faqeve në internet, ato përqindje kthehen mbrapsht.

Cfarë është SEO jashtë faqes (Off-Page SEO)?

“SEO jashtë faqes” i referohet të gjitha aktiviteteve që ju dhe të tjerët bëni larg nga faqja juaj e internetit për të ngritur renditjen e një faqeje në motorët e kërkimit.

Megjithëse shumë njerëz e lidhin SEO Off-Page me ndërtimin e Backlinks (linkimi nga faqet tjera), ajo shkon përtej kësaj. Shumë aktivitete që nuk rezultojnë në një lidhje standarde në faqet e tjera janë të rëndësishme për optimizimin jashtë faqes.

Edon Luta

SEO Expert

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0