Çfarë është Oracle dhe si arriti kompania 50-vjeçare të rikthehet në skenën teknologjike me AI dhe TikTok? - Business Magazine Albania

Çfarë është Oracle dhe si arriti kompania 50-vjeçare të rikthehet në skenën teknologjike me AI dhe TikTok?

Kompania amerikane e teknologjisë Oracle u themelua më shumë se 50 vite më parë dhe mbeti relativisht në hije deri kur “flluska” e inteligjencës artificiale (AI) shpërtheu në vitin 2022.

Kjo ndryshoi këtë muaj, pas një kontrate gjigante prej 300 miliardë dollarësh (253 miliardë euro) për shërbime të kompjuterizimit në “cloud” me OpenAI, e cila e bëri bashkëthemeluesin dhe CTO-n e Oracle, Larry Ellison, përkohësisht njeriun më të pasur në botë, duke kaluar edhe Elon Musk.

Oracle tashmë mund të bëhet pjesë e një konsorciumi që pritet të blejë aktivitetin e TikTok në SHBA, duke shpëtuar aplikacionin nga mbyllja në këtë treg, sipas mediave amerikane.

Oracle lindi në vitin 1977, pasi Ellison dhe bashkëthemeluesit e tij zbuluan një prototip për një sistem menaxhimi të bazës së të dhënave “relacional”. Produkti i parë, Oracle Database, mori emrin nga një projekt për CIA-n amerikane.

Që nga vitet ’80, Oracle u shndërrua në një kompani publike globale me qindra milionë dollarë të ardhura, duke thjeshtuar menaxhimin e të dhënave dhe duke futur platforma që mund të sinkronizoheshin lehtësisht.

Lexo edhe: Meta sfidon realitetin, Zuckerberg prezanton syzet e reja inteligjente me AI

Në vitin 2011, kompania lançoi Fusion Cloud, duke hyrë fuqishëm në shërbimet cloud. Sot, Oracle ka mbi 100 shërbime cloud dhe operon në të paktën 26 shtete me 51 rajone publike cloud.

Pse ka rëndësi sot?

Oracle është bërë një aktor kyç në infrastrukturën e inteligjencës artificiale. Qendrat e saj të të dhënave fuqizojnë modelet e mëdha të gjuhës (LLMs) dhe ofrojnë shërbime që kompanitë mund t’i përdorin me kosto të optimizuar.

Partneritetet me Microsoft, TikTok dhe veçanërisht OpenAI e kanë rikthyer kompaninë në qendër të skenës globale. Projekti Stargate në SHBA, ku Oracle është një lojtar kryesor, synon të investojë deri në 500 miliardë dollarë në infrastrukturën e AI deri në fund të dekadës.

Oracle tashmë ka hedhur në treg edhe një sërë produktesh të fuqizuara nga AI, përfshirë agjentë digjitalë për menaxhimin e burimeve njerëzore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0