Çfarë është lumturia dhe pse e kërkojmë pa pushim? - Business Magazine Albania

Çfarë është lumturia dhe pse e kërkojmë pa pushim?

Nga Julia Hasa -Psikologe e liҫensuar Klinike dhe Organizacione si dhe Konsulente Stafi pёr Mirёqёnien nё organizata.

Njё ditё njё mik mё pyet “ҫfarё ёshtё lumturia pёr ty, si e definon ti atё”? Mё bёri tё reflektoja dhe mё ngacmoi disa mendime rreth kёsaj teme që vendosa t’i ndaj me ju. Pёrveҫ definicionit psikologjik tё lumturisё si njё gjendje mirёqёnie mendore dhe emocionale qё vjen nga emocionet pozitive si kёnaqёsia apo gёzimi, i them qё “lumturia ёshtё relative, pra ҫdokush e percepton ndryshe sipas mёnyrёs sё vet”.  Miku im vazhdon mendimin duke thёnё qё njё filozof grek i cili ishte duke qёndruar buzё detit, kur e pyetёn ҫfarё ishte lumturia pёr tё, u pёrgjigj: E shihni atё anijen qё po mbytet? Lumturia pёr mua ёshtё qё nuk jam nё atё anije. 

Ishte shumё interesant ky kёndvёshtrim. A ka njё sens lumturie apo ndihemi tё lumtur kur mendojmё qё mund tё ishim mё keq? Unё mendoj qё tё mos dish ёshtё njё gjendje lumturie, i them. Pra, a ёshtё lumturia tё mos zotёrosh shumё tё mira materiale dhe tё jesh nё kontakt me natyrёn në çfarëdo forme të saj? Prapё po reflektonim. E përmbyllёm dakordësisht bisedёn me njëri-tjetrin me idenё qё sa mё pak tё dish dhe sa mё pak tё kesh, aq mё thjesht jeton dhe rrjedhimisht aq mё i lumtur je. 

Por…sigurisht qё edhe kjo ёshtё relative

Patjetër që unë vazhdova të reflektoja edhe pasi u ndava nga miku im, biseda me të cilin më çoi në këtё shteg mendimesh. Pёrsёri duke u rikthyer tek filozofёt grek, ka disa mёnyra tё tё menduarit pёr lumturinё. Pёr shembull, Aristoteli bёri njё dallim midis dy lloje lumturie: hedonizёm, e cila vjen nga kёnaqёsia dhe asociohet me plotёsimin e dёshirave qё kemi, tё bёjmё atё qё na pёlqen dhe na jep kёnaqёsi, dhe eudaimonia e cila vjen kur kёrkojmё kuptimin dhe virtytin, vlerёn dhe qёllimin e jetёs. Ka tё bёjё me arritjen e qёllimeve afatgjata dhe pёrmbushjen e pёrgjegjёsive si dhe me mirёqёnien e njerёzve. Lumturia hedonike ёshtё eksperiencё momentale dhe e pёrkohshme, duke marrё gёzimin që na falin çastet, pra ajo qё mund ta quajmë “t’ja kalojmё mirё dhe tё jemi mirё pikërisht nё kёtё moment”. Nga ana tjetёr lumturia eudaimonike ka tё bёjё me idenё e mirёqёnies sё thelluar ku njё person ndjen qё jeta e tij ka njё kuptim apo njё qёllim tё pёrcaktuar për të përmbushur.

Sipas njё studimi 80 vjeҫar tё kryer nga Universiteti Harvard personat qё jetojnё mё gjatё dhe janё mё tё lumtur janё ata qё jetojnё nё komunitet. Gjatё viteve tё studimit u gjet qё marrёdhёniet tona dhe sa tё lumtur jemi nё marrёdhёniet qё ndёrtojmё kanё ndikim tё rёndёsishёm nё shёndetin tonё. Marrёdhёniet e ngushta ndikojnё mё shumё se sa fama apo paratё dhe janё pikёrisht ato qё na bёjnё tё lumtur sipas studimit. Lidhjet qё kemi me njerёzit ndikojnё pozitivisht nё shёndetin mendor dhe fizik madje mё shumё se statusi social, inteligjenca apo dhe gjenetika. Robert Waldinger, drejtuesi i Studimit pёr Lumturinё thotё: “Tё kujdeseni pёr trupin ёshtё e rёndёsishme, por tё kujdeseni pёr marrёdhёniet ёshtё njё formё pёr tu kujdesur pёr veten gjithashtu”. 

Pra mund tё themi qё lumturia ёshtё tё jemi mirё, tё bёjmё mirё, tё ndihemi mirё, tё jetojmё momentin, tё vendosim qёllime afatgjata dhe ti ndjekim ato, tё ndihemi tё realizuar, tё ndihmojmё tё tjerёt dhe tё kemi sa mё shumё njerёz qё i duam dhe na duan rreth vetes. Unё akoma nuk kam njohur njё njeri plotёsisht tё lumtur gjatё gjithё jetёs, ndoshta lumturia nё kёtё sens ёshtё tё jetojmё saktёsisht kёtё moment! 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0