Çdo ditë zgjoheni, shkoni në punë dhe kryeni detyrat tuaja me përkushtim. Por a është e mundur që po përjetoni një “krizë të heshtur” pa e kuptuar? Ky term i ri, “quiet cracking”, po përdoret gjithnjë e më shpesh për të përshkruar mungesën e ndjenjës së përmbushjes në vendin e punës, që lidhet me pakënaqësinë, ngarkesën, mungesën e mundësive për rritje, apo faktorë të tjerë.
Një shqetësim i përhapur
Ky nuk është problem vetëm për të rinjtë. Një anketë i vitit 2025 nga TalentLMS tregon se mbi gjysma e të punësuarve e kanë përjetuar këtë gjendje, ndërsa 1 në 5 thanë se e ndiejnë “vazhdimisht”. Edhe një raport i Gallup tregon të njëjtën situatë: 52% e punonjësve në Amerikën e Veriut janë “të paintegruar” në punën e tyre dhe 17% janë “aktivisht tëpaangazhuar”. Këto shifra nuk lidhen me moshën, por më shumë me pasojat e pandemisë dhe pasiguritë që ajo solli. “Nuk është një fenomen që prek vetëm nivelet e ulëta apo të mesme, është i përhapur në të gjitha nivelet,” thekson Hochwarter.
Çfarë po i largon punonjësit nga përfshirja?
Shumë punonjës e ndiejnë këtë shkëputje për shkak të mungesës së sigurisë në punë: frika nga shkurtime, mungesa e mundësive për ngritje apo rreziku për t’u zëvendësuar nga inteligjenca artificiale. “Sot mund të ndihen të sigurt, por për të nesërmen janë shumë më pak të sigurt,” thekson TalentLMS. “Punonjësit nuk ndihen në kontroll. Dhe kur menaxhimi nuk është i aftë për t’u marrë me këto ndjenja, krijohet një stuhi perfekte për shkëputje nga puna,” shton Hochwarter. Ai tregon se në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht te infermierët, ndjenja e zhgënjimit është e theksuar: ata ndihen më pak të përfshirë në kujdesin ndaj pacientëve dhe më shumë të ngarkuar me punë burokratike apo trajnime për sisteme të reja. Diçka e ngjashme ndodh edhe me mësuesit që ndihen të kufizuar nga kurrikula apo testimet standarde. Këto profesione, si dhe ato që kanë kontakt të vazhdueshëm me klientë, rrezikojnë të bien pre e “lodhjes nga dhembshuria” (compassion fatigue). “Kur ke të bësh gjithë ditën me njerëz dhe nuk ke kohë për veten, lodhja emocionale është e pashmangshme,” thotë Hochwarter.
Hochwarter beson se fuqia punëtore sot është më e ngarkuar emocionalisht sesa më parë, për shkak të pasigurive, zhvillimeve teknologjike dhe lajmeve të vazhdueshme negative. “Dikur të hënën shkohej me energji për punë. Sot, nis i lodhur.”
A ka zgjidhje?
Gallup sugjeron trajnime më të mira për menaxherët, por edhe ata shpesh janë ndër më të shkëputurit nga puna. Për punonjësit, një zgjidhje mund të jetë të marrin hapa konkretë për të ndryshuar situatën, të kujdesen për shëndetin mendor, të eksplorojnë mundësi të reja brenda organizatës ose të ndërrojnë vend pune nëse është e nevojshme. “Duhet të rigjejmë motivimin, dhe kjo ndonjëherë kërkon një ndryshim të mjedisit,” thekson Hochwarter. “Kriza e heshtur” nuk është një bllokim në punë, është një zbehje e qëllimit. Dhe për ta shmangur, punonjësit dhe punëdhënësit duhet të punojnë bashkë për të krijuar më shumë përfshirje, kuptim dhe qartësi për të ardhmen.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.