Dhe këtë nuk e themi ne, por një kërkim i bërë nga Agjencia Britanike e rekrutimeve Aaron Wallis Sales Recruitment, e cila studioi listën e Forbes me 100 njerëzit më të pasur të planetit dhe se si u bënë ata të tillë.
Raporti zbuloi se 75 prej 100 njerëzve më të pasur kanë një diplomë dhe 22 nga këta 75 kanë studiuar inxhineri.
53 prej tyre kishin punuar në një biznes jo familjar, 19%janë marrë me shitjet dhe 17% e kanë filluar duke shitur aksione në platforma online.
Ndërkohë, 17% e 100 miliarderëve të botës e kanë filluar karrierrën duke krijuar biznesin e tyre.
Këto janë pesë diplomat më spikatura nga miliarderët e listës:
- Inxhinieri — 22
- Biznes — 16
- Financë dhe Ekonomiks — 11
- Juridik — 6
- Shkenca kompjuterike — 4
Dhe këto janë pesë punët e tyre të para më zakonshme:
- Agjent shitjesh — 10
- Shitës aksionesh — 9
- Zhvillues softueri — 5
- Inxhinier— 5
- Analist — 4
/BusinessInsider
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto