CEZ, Shqiperia rrezikoi veten - Business Magazine Albania

CEZ, Shqiperia rrezikoi veten

~4 minuta lexim


 

Top Channel zoteron dokumenta qe faktojne se institucionet publike, permes neglizhences, kane cenuar interesat e shtetit shqiptar ne çeshtjen me te madhe gjyqesore te ngritur ndonjehere kunder Shqiperise.

Behet fjale per konfliktin me CEZ-in, ku per gati 8 muaj organet pergjegjese te shtetit, permes mosveprimit, kane demtuar seriozisht pozicionin e Shqiperise ne nje çeshtje qe perfshin interesa strategjike te llogaritura deri ne 1 miliarde euro. Kjo eshte shkresa zyrtare qe firma konsulente e pajtuar nga qeveria shqiptare ne vitin 2012 per konfliktin me CEZ-in, Deree dhe Garavi, i dergon avokates se shtetit, zonjes Ledina Mandia ne 30 shtator te vitit 2013.

Ne dokument, firma konsulente me qender ne Paris, nje nga me te njohurat ne bote per mosmarreveshjet nderkombetare, i drejtohet avokates se shtetit sa me poshte: “Ju shkruajme per t’ju percjelle hapur shqetesimet tona se te drejtat dhe interesat ekonomike te Shqiperise, pavaresisht perpjekjeve te zyres se Avokatit te Shtetit, po rrezikohen seriozisht nga mosveprimi i disa organeve ne Republiken e Shqiperise, gjithsesi te kuptueshme nga zgjedhjet dhe tranzicioni politik.”

Ne dhjetor te vitit 2012 konsulentet i kishin rekomanduar Ministrise se Ekonomise dhe organeve te tjera pergjegjese hapat qe duhet te ndiqnin duke i paralajmeruar se permbushja ne kohe ishte thelbesore.

Rekomandimet perfshinin kontaktimin urgjent te nje firme ekspertesh per auditimin teknik dhe financiar te CEZ-it, pergatitjen e nje padie ndaj CEZ-it ne Gjykaten Nderkombetare te Arbitrazhit. Paralelisht ngritjen e nje grupi te posaçem pune me perfaqesues nga institucione te ndryshme qe do te merreshin me koordinimin dhe mbledhjen e dokumentave dhe fakteve per demet qe CEZ-i i kishte shkaktuar Shqiperise.

Por, siç thote shkresa, deri ne 30 shtator te 2013-es asnje nga rekomandimet e mesiperme nuk ishte permbushur, edhe pse behej fjale per nje konflikt me interesa jetike per Shqiperine. Ne 29 prill te vitit te kaluar ish-qeveria kontaktoi nje kompani te quajtur Becker dhe Butner qe do te bente auditimin e CEZ-it, por siç ve ne dijeni firma konsulente ne shtator, puna nuk nisi pasi kompanise eksperte nuk ju paguan leket, nje fature prej nje milione euro, nderkohe qe ne loje ishin 1 miliarde euro.

Nderkaq, ne maj, CEZ-i e paditi Shqiperine ne Arbitrazh ashtu siç kishin paralajmeruar konsulentet. Sipas Dere dhe Garavi, kjo neglizhence eshte gati fatale pasi auditimi teknik dhe ai financiar i CEZ-it ishte thelbesor per te provuar se ne ç’ kushte kompania çeke e kishte lene rrjetin e shperndarjes se energjise ne Shqiperi dhe demet masive qe kishte shkaktuar per vendin duke mos permbushur kushtet e investimeve.

Pas zgjedhjeve te qershorit vitin e kaluar, qeveria e majte hapi negociatat me CEZ-in per zgjidhjen e çeshtjes me mirekuptim. Burime nga Ministria e Energjetikes bejne te ditur se negociatat vazhdojne ende pa bere te ditur mbi ecurine e tyre apo daten kur pritet te perfundojne.

Hapja e negociatave, pertej rezultatit te tyre, duket se ka lehtesuar disi pozicionin e Shqiperise duke i dhene mundesi te permbushte hapat e nevojshem per t’u paraqitur ne gjyq te neglizhuar ne menyre gati fatale prej muajsh te tere.

Por serish, rreziku i ketij konflikti mbetet i larte, pasi nese bisedimet me mirekuptim deshtojne dhe gjykata vendos kunder Shqiperise, kjo hap skenare te rrezikshme per ekonomine dhe financat publike.

/ Top Channel

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0