Çështjet kryesore teknologjike në Davos: Inteligjenca artificiale, blockchain, big data, broadband. - Business Magazine Albania

Çështjet kryesore teknologjike në Davos: Inteligjenca artificiale, blockchain, big data, broadband.


Çdo janar çështjet e mëdha të teknologjisë bëhen objekt diskutimi në World Economic Forum, në Davos të Zvicrës. Kjo reflekton rëndësine e teknologjisë së shkencave të komunikimit për tregtinë globale dhe lidershipin. Ja disa nga shqetësimet e drejtuesave të firmave teknologjike në botë:

Jack Ma për teknologjinë dhe shoqërinë

Themeluesi i Alibaba dhe drejtuesi  i saj, Jack Ma, ofroi disa këshilla dhe paralajmëroi për disa nga rreziqet që i vijnë botës nga përballja me teknologjitë e reja si inteligjenca artificiale (AI) dhe Big Data.

Jemi shumë me fat sepse bota është në një tranformim të madh për shkak të teknologjisë. Kjo teknologji e re do të krijojë shumë njerëz të suksesshëm, karriera interesante por për të qënë të sinqertë Çdo teknologji krijon probleme sociale.” tha Ma duke folur ne Davos. ‘’Çdo revolucion teknologjik e ka bërë botën të pabalancuar’’.

Ndërsa është optimist për rolin e teknologjisë, ai paralajmëroi se njerëzit duhet të jenë aktivë në dhënien e formës për teknologjitë në rritje. ‘’Ínteligjenca artificiale , big data, janë një kërcënim për njerëzimin. Mendoj se AI duhet të suportojë qëniet njerëzore’’.

’Teknologjia duhet të bëjë gjithmonë diçka që përfshin njerëzit, jo që i zhvlerëson ata’’ sipas Jack Ma.

Alibaba e cila sapo ka arritur vlerën $500 miliard, sapo ka levizur në drejtim të aplikacioneve të inteligjencës artificiale dhe kohëve të fundit ka zhvilluar një algoritëm të AI, në gjëndje për të kaluar testin e pranimit në Universitetin Standfort. Sipas Ma, ndërkohë që këto teknologji zhvillohen, kompanitë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre për ndryshimet në shoqëri.

‘’Google, Facebook, Amazon dhe Ali Baba janë kompanitë më me fat këtë shekull. Por ne kemi përgjegjësine e të pasurit të një zemre të mirë dhe të bërit diçka pozitive. Bëj të mundur që çdo gjë që bën, të jetë për të ardhmen.’’

Inteligjenca Artificiale

AI ishte në qëndër të vëmendjes së shumë liderave në Davos. Zhurma rreth kësaj teknologjie në lindje ka arritur anembanë botës dhe po krijohen aplikacione AI per thuajse çdo industri.

‘’Imagjinoni një botë ku ne mund të parashikojmë dhe të parandalojmë përhapjen e sëmundjeve përreth globit’’ tha Kryeministrja britanike Theresa May.

Bota ‘’sapo ka filluar të shohë fillimet e inteligjencës artificiale dhe se çfarë mund të arrijë ajo’’ tha May, duke vënë në dukje se çdo javë për 3 vite me rradhë, një teknologji e re artificiale është krijuar në Britaninë e Madhe dhe duke shpallur krijimin e një qëndre të re të financuar nga shteti për të mësuar përdorimin etik te AI.

‘’Imagjinoni një botë ku makinat pa shofer, reduktojnë radikalisht numrin e vdekjeve në rrugët tona. Imagjinoni një botë ku monitorimi dhe inspektimi teknologjik i strukturave i bën punët e rrezikshme, më të sigurta. Këto janë avantazhet që mund dhe që duam të shohim’’ tha May.

Presidenti francez Macron nisi një fond inovacioni prej 10 miliard eurosh për teknologjitë AI.

Ndërkohe, CEO i Google Sundar Pichai tha se AI do të jetë më e rëndësishme për njerëzimin sesa ka qënë zjarri apo elektriciteti.

Blockchain një e mirë?

Në sektorin global të bankave, është e qartë se teknologjitë blockchain nuk mund të injorohen më tej.

Shumë drejtues në Davos folën për rolin në rritje të blockchain, duke përfshirë mënyrat sesi mund të përdoren si një sistem operativ në shoqëri.

Peter Sands nga Global Fund, theksoi mënyrën sesi blockchain mund të revolucionarizojë mënyrën sesi shëndeti botëror adresohet dhe sesi ndihma humanitare jepet. Por që blockchain të kapë pritshmërite e saj ‘’inovacioni dhe produktiviteti duhet të mbështeten nga investime të forta.’’

‘’Të lidhesh me anën tjetër’’ me anë të Internetit Broadband

Në një seksion special në Davos, Komisioni për Zhvillimin i Kombeve të Bashkuara shpalli objektivin për të lidhur 3.8 miliard njerëzit që janë ende offline.Kerkohet të përhapet dhe të zgjerohet infrastruktura broadband dhe aksesi në Internet, në mënyrë që të përmiresohet edhe jetesa dhe ekonomia në vendet më pak të zhvilluara.

Për të krijuar një të ardhme të përbashkët, Interneti broadband do të ketë një rol të rëndësishëm dhe si ‘’sistemi nervor i ekonomise globale’’ potenciali i Internetit është shumë i madh duke i bërë dhe liderat në Davos të vendosin që tani objektivat e tyre për të ardhmen.

Burimi: http://news.itu.int

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0