CEO i Starbucks: "Ne po zhvillohemi sepse investuam në teknologji" - Business Magazine Albania

CEO i Starbucks: “Ne po zhvillohemi sepse investuam në teknologji”


Investimi në teknologji më tepër se sa në reklamat dixhitale është arsyeja që Starbucks arriti të shmangë ndryshimin sizmik në sjelljen ndaj konsumatorëve që ka goditur shitësit tradicionale, pretendon drejtuesi ekzekutiv i Starbucks, Howard Schultz.
Bosi i shitësit të kafes e prezantoi një pretendim të tillë për të shpjeguar se si biznesi i tij ka qënë në gjendje të shpërfilli shanset dhe ti kthejë pagesat dixhitale në burimin kyc të të ardhurave.Pagesat me anë të celularit përfaqësojnë tani rreth 20 përqind të të gjitha blerjeve në dyqanet e Starbucks në Amerikë. Një shifër e tillë është dyfishi në krahasim me dy vite më parë ndërsa Starbucks po procedon gati 9 milionë transaksione cdo javë.

“Dy vite më parë, raportova mbi ndryshimin total në sjelljen ndaj konsumatorëve që do të ndikonte shitësit me pakicë që operojnë nga dyqanet,” tha Schultz për analistët në një konferencë ditët e fundit.
“Që atëherë, shumë shitës tradicionalë me pakicë dhe brende kanë reaguar thjesht duke rritur buxhetet e reklamimit dixhital, duke përshpejtuar koston e blerjeve të konsumatorëve dhe duke prodhuar pak për ta nxjerrë në pah. Ne, nga ana tjetër, zgjodhëm një përqasje ndryshe,” tha ai.
Dhe kjo përqasje ndryshe ishte për të gjithë ne për tu parë në tremujorin e fundit.

Në krahasim me të njëjtën periudhë, shitjet u rritën 7 % në periudhën tremujore deri në korrik, e ndikuar nga një rritje prej 3 përqind në vizitat e konsumatorëve. Numri i përdoruesve aktivë të skemës dixhitale u rrit me 28 përqind nga viti në vit vetëm në Amerikë duke arritur 10.4 milion.
Ky program “vazhdon të jetë udhëheqësi ynë kryesor në biznes” ndërsa anëtarët e rinj kontribuojnë vetëm në rritjet afatshkurtëra në të ardhura dhe fitime” por edhe në besnikërinë afatgjatë për vitet në vazhdim,” tha Schultz.

Nuk janë vetëm rrugët dixhitale nga të cilat biznesi shpreson të korrë fitime. Ajo është lidhur edhe me kompani të tjera për të rritur numrin e konsumatorëve. Gjithashtu ka siguruar marëveshje me gazetën New York Times, Spotify dhe Lyft. Ideja është përdorimi  i lidhjeve për të shfrytëzuar në maksimum skemën e besnikërisë duke i transformuar dyqanet e Starbucks në vendet e vetme ku njerëzit mund të aksesojnë shërbime ekskluzive, nëse është muzikë apo lexim artikujsh pa pagesë në smartphone.

“….dhe ju do të shikoni shumë gjëra të tilla në ditët në vijim,” premtoi Schultz.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0