Z. Tennant, si do ta karakterizonit Kosovën si destinacioni më i ri i Land Rover Discovery Sport ? Në veçanti, si ndiheni për këtë lançim?
Kjo ishte vizita ime e parë në Kosovë dhe më bëri shumë përshtypje …
zhvillimi i vendit, investimet në infrastrukturë dhe numri i madh i ndërtesave të reja. Do të dëshiroja të shprehja mirënjohje për skuadrën e Kosova Motors për angazhimin e tyre ndaj brandit, Land Rover, duke investuar në këtë objekt të ri të madh të tyren – e cila demonstron besimin e tyre në potencialin për makinat e Land Rover në tregun kosovar.
Kush janë pritshnëritë tuaja për lidhjen midis t Kosovës dhe Land Rover? Ndonjë indikacion se si Land Rover mund të pozicionohet tani në Ballkan dhe si mund të konkurojë ajo me firmat e tjera?
Një nga pikat e forta kryesore të Land Rover është shumëllojshmëria e produkteve të tij të cilat janë të njëjta, si për ata që udhëtojnë me këtë makinë për në teatër apo në një restorant të shtrenjtë sepse ata kanë të bëjnë me terrene të ashpra dhe jashtë rrugës dhe kjo pikë e fortë bie në sy edhe tek modeli i ri – Discovery Sport. Është ky kombinim aftësish që e pozicion Land Rover kaq mirë për sukses në rajonin e Ballkanit ashtu si edhe në tregjet e tjera nëpër botë.
A ka ndonjë mundësi që makinat e Land Rover të prodhohen kudo në të ardhmen? Në Shqipëri, le të themi.
Siç mund ta dini, Jaguar Land Rover ka filluar së fundmi të prodhojë makina në Kinë, por nuk ka plane për të bërë të njëjtën gjë kudo për momentin.
A patët ndonjë pengesë apo ide të gabuar mbi Kosovën apo Ballkanin në përgjithësi para se të fillonit të bënit biznes këtu? Apo ishte një zbulim?
Jam në Prishtinë për një vizitë të shkurtër, prandaj është e vështirë të marrësh një ndjesi të saktë të tregut për kaq pak kohë. Por u habita nga investimet e shumta që ishin të dukshme kudo rreth meje si dhe entuziasmi dhe pasioni i ekipit Kosova Motors për produktin e Land Rover. Këto janë përbërës të shkëlqyer për një biznes të suksesshëm!
A mund tju bëj disa pyetje rreth makinës së re? Nga vetë emri, është një tjetër zbulim.Një nga gjërat që ka qënë gjithmonë shenja dalluese e Land Rover është funksionimi. A po i mëshoni më shumë dizajnit tani? Kush është trendi?
Pyetje e mirë! Po, Discovery Sport është një anëtar i familjes Discovery, duke ndarë kështu ADN-në e “vëllait të saj të madh” – Discovery 4. Discovery reflekton shpirtin e aventurës dhe tek Discovery Sport ne kemi një makinë që është “çdo inch një Land Rover” dhe “çdo inch një Discovery”. Discovery Sport është makina sportive (Sport Utility Vehicle – SUV) më kompaktja, më e afta dhe më e gjithanshmja në treg.
Udhëheqja e projektimit dhe integriteti inxhinierik kanë krijuar një përdorim të plotë të hapësirës së brendshme me një shumëllojshmëri klas dhe ndenjëse fakultative 5+2 me nivele të jashtëzakonshme të cilësisë, përpunimit dhe eksellencës inxhinierike.
Discovery Sport ofron një miksim të eksperiencës së rafinuar, të reagueshme lehtësisht dhe të zhdërvjellët të makinës në rrugë, kombinuar me aftësinë për ti dhënë në rrugë dhe jashtë saj, pra në terrene. Ky model ka kapacitetin e brendshëm të Land Rover e nevojshme për të ndërmmarrë çdo sfisë, duke integruar një numër sistemesh dhe teknologjish si Active Driveline, Terrain Response, dhe Adaptive Dynamics për të siguruar një eksperiencë të rehatshme, të sigurtë, të argëtueshme dhe të rafinuar si në rrugë dhe jashtë saj. Discovery Sport vjen me katër cilindra, turbo, motorë me naftë, teknologji stop/start, presion të lartë, injeksion të drejtpërdrejtë, komponente të brendshëm me fërkim të lehtë dhe rikarikim rigjenerues smart për një performancë të spikatur dhe ekonomike.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.