CEO i Google: Plani me 2 hapa për një jetë të suksesshme

CEO i Google: Plani me 2 hapa për një jetë të suksesshme

CEO i Google

Drejtori i Përgjithshëm i Google, Sundar Pichai, thotë se duhet të ndiqni pasionin tuaj me mendje të hapur.

Kur CEO i Google, Sundar Pichai mbërriti në Shtetet e Bashkuara 27 vjet më parë, ai kurrë nuk mund ta imagjinonte që do të drejtonte një nga kompanitë më të mëdha në botë. Duke u kthyer mbrapa në kohë, Pichai ia dedikon suksesin e tij “pasionit të thellë dhe mendjes së hapur”. Është një plan me dy hapa që do t’ju udhëheqë në rrugën drejt suksesit, qoftë qëllimi juaj të gjeni punën e ëndërrave, të ndërtoni një karrierë të kënaqshme ose të themeloni një kompani.

Pichai tregoi historinë e tij në një video në YouTube për Klasën e vitit 2020. Familja e tij nuk kishte telefon derisa ai mbushi 10 vjeç. Ai nuk kishte fluturuar në aeroplan derisa iu desh të largohej nga India, për të ndjekur studimet në Universitetin Stanford. Kur mbërriti, Pichai shpejt mësoi se kostoja e një çante shpine (60 dollarë) kushtonte sa rroga e një muaji, e babait të tij.

“Një pikë e ndritshme për mua gjatë kësaj kohe ishte informatika. Për herë të parë në jetën time mund të përdorja një kompjuter sa herë të doja. Kjo më tërhoqi plotësisht vëmendjen”, tha ai. Pichai e kishte gjetur pasionin e tij – hapin e parë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme.

Hapi 1. Gjeni pasionin tuaj.

“Shpenzoni kohën e duhur për të gjetur atë gjë, që ju intereson më shumë se gjithçka tjetër në botë,” rekomandoi Pichai.

Pasioni kërkon guxim, shtoi ai. Gjetja e asaj që do vërtet të bësh nuk është gjithmonë e njëjta gjë me atë që prindërit, bashkëmoshatarët ose shoqëria thonë se duhet të bësh. “Sikur të kisha vazhduar studimet pasuniversitare, me siguri do të kisha një doktoraturë sot, e cila do t’i bënte prindërit e mi me të vërtetë krenarë,” tha ai. “Por unë mund të kisha humbur mundësinë, për të sjellë përfitimet e teknologjisë për shumë të tjerë. Dhe sigurisht, nuk do të qëndroja këtu duke ju folur si CEO i Google.”

Për Pichai, një pasion i tejkalon interesat kalimtare në një temë apo fushë. Një pasion të përfshin të gjithin. Është një besim i fortë që ndjekja e kësaj teme do t’u shërbejë njerëzve dhe do ta bëjë botën një vend më të mirë.

Hapi 2. Ndiqni pasionin tuaj me mendje të hapur.

Hapi i dytë për të ndërtuar një karrierë të suksesshme është ndjekja e pasionit tuaj me “mendje të hapur”.

Pichai e dinte që ai dëshironte të ndiqte pasionin e tij – teknologjinë – por ai e mbante mendjen hapur se ku mund ta çonte atë pasion.

Kur mbaroi studimet në Stanford, Pichai shkoi të punojë për një kompani gjysmëpërçuese, duke besuar se kjo do të ishte mënyra më e mirë për të realizuar pasionin e tij. Por ai ndryshoi mendje. “Mu desh pak kohë të kuptoja se interneti do të ishte mënyra e vetme dhe më e mira, për ta bërë teknologjinë të arritshme për më shumë njerëz,” tha ai.

Pasi ai ndërroi mendje për mënyrën më të mirë për të bërë ndryshime në fushën e tij, Pichai iu bashkua Google, ku vazhdoi të ndihmojë në zhvillimin e shfletuesit Chrome.

Unë shpesh kam thënë që pasioni është gjithçka. Ju nuk mund të frymëzoni të tjerët nëse nuk frymëzoheni vetë. Por, ndërsa është e thjeshtë të thuash “Gjeni pasionin tuaj”, është më e vështirë të përshkruani se çfarë do të thotë ose çfarë të kërkoni rreth tij.

Pasi kam shkruar 10 libra mbi lidershipin dhe komunikimin – dhe kam takuar shumë prej sipërmarrësve më të famshëm në botë – kam arritur të kuptoj më mirë se cili është pasioni im dhe si ta ndjek atë.

Pichai goditi në shenjë. Një pasion është një ndjenjë e thellë emocionuese, një mision. Por shndërrimi i këtij pasioni në realitet kërkon të mbash mendjen të hapur.

Në kolegj, pata një pasion për një lëndë – Udhëheqje dhe Komunikim. Unë nuk dija se si të fitoja para nga ajo apo si të krijoja një karrierë prej saj, por vazhdoja të kisha një mendje të hapur se ku mund të më drejtonte kjo.

Kam studiuar drejtësi para se të filloja studimet në gazetari. Unë besoja se një karrierë në transmetimet live do të plotësonte pasionin tim. E bëri për një kohë, por unë vazhdova të kisha mendje të hapur, për mundësi të tjera.

Më vonë u bëra shkrimtar, autor, trajner dhe folës. Asnjë nga këta tituj nuk ishte në vizionin tim origjinal, por pasioni im më mbajti në lëvizje.

Pasioni im për komunikimin është element kyç në karrierën time, por mendja e hapur më paraqiti mundësi të reja.

“Do ta bëni botën më të mirë në rrugën tuaj, edhe nëse nuk e dini saktësisht se si,” u tha Pichai të diplomuarve të vitit 2020. “Gjëja më e rëndësishme është të jeni me mendje të hapur, në mënyrë që të gjeni atë që doni”.

Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0