CEO i Anthropic: "AI mund të realizojë përparimet e një shekulli në mjekësi për vetëm 10 vite” - Business Magazine Albania

CEO i Anthropic: “AI mund të realizojë përparimet e një shekulli në mjekësi për vetëm 10 vite”

CEO i Anthropic: "AI mund të realizojë përparimet e një shekulli në mjekësi për vetëm 10 vite”

Në një kohë kur bisedat për inteligjencën artificiale (IA) shpesh mbizotërohen nga paralajmërime për rreziqe ekzistenciale, CEO i Anthropic, Dario Amodei, paraqet një këndvështrim optimist. Në një postim  Amodei vizaton një tablo ku bota transformohet nga AI. Nga përparimet në biologji dhe mjekësi, te ndryshimet në qeverisje dhe zhvillim ekonomik, ai parashikon një të ardhme ku AI përshpejton progresin njerëzor në mënyrë të jashtëzakonshme.

Qëndrimi optimist i Amodeit vjen disa ditë pasi CEO i OpenAI, Sam Altman, prezantoi vizionin e tij për “Epokën e Inteligjencës” në biologji dhe mjekësi. Një nga idetë më intriguese të Amodeit është koncepti i “lirisë biologjike” — një e ardhme ku njerëzit kanë kontroll të plotë mbi shëndetin dhe biologjinë e tyre. Ai beson se AI do të luajë një rol vendimtar në zhdukjen e sëmundjeve si kanceri dhe Alzheimeri, duke zgjatur jetëgjatësinë e njerëzve. “Parashikimi im kryesor është që AI do të arrijë progresin në biologji dhe mjekësi që do të na kërkonte 50-100 vite, brenda 5-10 viteve. E quaj këtë ‘shekulli i kompresuar i 21-të,’ duke theksuar se pas zhvillimit të AI së fuqishme, do të realizojmë përparimet e tërë shekullit brenda pak viteve,” shpjegon Amodei. Sipas tij, AI e fuqishme mund të zhvillohet që në vitin 2026 dhe do të tejkalojë inteligjencën e fituesve të Çmimit Nobel në fusha si biologjia dhe inxhinieria. “Këto modele AI do të zgjidhin teorema matematikore të pazgjidhura, do të shkruajnë romane të shkëlqyera dhe do të krijojnë kode komplekse nga e para,” shton ai.

Lexo edhe:Apple prezanton mjete të reja biznesi për menaxhimin e prezencës në email, telefonata dhe “Tap to Pay”

Reduktimi i pabarazive ekonomike

Amodei ngre një pyetje thelbësore: A do të kenë të gjithë akses në këto teknologji? Ai parashikon që AI do të jetë një katalizator për rritjen ekonomike në vendet në zhvillim. “Jam optimist që përparimet biologjike që sjell AI do të jenë të arritshme për njerëzit në botën në zhvillim,” thekson ai. Sipas Amodeit, AI mund të krijojë rritje ekonomike të paprecedentë, duke i ndihmuar vendet në zhvillim të arrijnë dhe tejkalojnë nivelin aktual të vendeve të zhvilluara. Megjithatë, ai pranon se ka sfida. “Rreziku është që disa grupe njerëzish të refuzojnë përfitimet e AI, ashtu siç ka ndodhur me lëvizjet kundër vaksinave,” paralajmëron ai. Kjo mund të çojë në krijimin e një hendeku të thelluar midis atyre që përqafojnë teknologjinë dhe atyre që mbeten mbrapa.

Zgjidhja e urisë dhe lufta kundër ndryshimeve klimatike

Amodei beson se AI mund të ndihmojë në eliminimin e urisë globale dhe në adresimin e ndryshimeve klimatike. “Përmirësimet në teknologjinë e kulturave, plehrat kimikë dhe pesticidet, si dhe automatizimi më i madh, do të rrisin prodhimin bujqësor, ashtu siç ndodhi gjatë shekullit të 20-të,” thotë ai. Sipas Amodeit, AI do të mundësojë zhvillimin e teknologjive për të zbutur ndryshimet klimatike, duke përfshirë heqjen e karbonit nga atmosfera dhe energjinë e pastër, si dhe prodhimin e mishit në laborator për të zvogëluar varësinë nga bujqësia industriale.

Qeverisja dhe demokracia në epokën e AI

Amodei paralajmëron për rreziqet e përdorimit të IA nga regjimet autoritare, por thekson se AI mund të fuqizojë demokracinë dhe të promovojë paqen. “Autoritarizmi i fuqizuar nga AI është një skenar i frikshëm,” thotë ai, duke nënvizuar nevojën që demokracitë të vendosin rregulla për përdorimin e AI. Ai propozon një qasje bashkëpunuese mes kombeve demokratike për të siguruar që AI përdoret në favor të lirisë dhe të drejtave të njeriut. “Një koalicion demokratik mund të ofrojë përfitimet e AI si një nxitës për bashkëpunim, në këmbim të përkrahjes për vlerat demokratike,” sugjeron ai.

Kuptimi dhe puna në një botë të drejtuar nga AI

Amodei ndalet edhe tek aspektet filozofike që lidhen me kuptimin dhe punën në një botë ku IA mund të kryejë shumë prej detyrave njerëzore. “Është gabim të mendosh se një aktivitet është pa kuptim vetëm sepse IA mund ta bëjë më mirë,” thekson ai. “Kuptimi në jetë vjen kryesisht nga marrëdhëniet dhe lidhjet njerëzore, jo nga puna ekonomike,” shton Amodei, duke përmendur se shumë njerëz gjejnë kënaqësi në aktivitete si lojërat video, sportet dhe shëtitjet, edhe kur ato nuk kanë vlerë ekonomike të drejtpërdrejtë. Edhe pse Anthropic fokusohet në adresimin e rreziqeve të IA, Amodei thekson se nuk është pesimist. “Unë nuk mendoj se AI do të jetë kryesisht e dëmshme. Përkundrazi, sfidat dhe rreziqet janë pengesa e vetme drejt një të ardhmeje jashtëzakonisht pozitive,” shkruan ai.

MC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0