CEO i Amazon, dy cilësitë që të ndihmojnë të ndërtosh diçka... - Business Magazine Albania

CEO i Amazon, dy cilësitë që të ndihmojnë të ndërtosh diçka vërtet të jashtëzakonshme

CEO i Amazon, Andy Jassy, thotë se suksesi i madh nuk vjen nga talenti apo fati, por nga dy cilësi thelbësore, këmbëngulja dhe rezistenca ndaj vështirësive.

Në një mesazh drejtuar punonjësve të Amazon, Jassy theksoi se vetëm njerëzit që janë të gatshëm ta çojnë punën deri në fund, pavarësisht pengesave, mund të ndërtojnë diçka vërtet të jashtëzakonshme.

“Pothuajse çdo gjë që ia vlen të bëhet kërkon këmbëngulje dhe forcë për t’u ngritur pas dështimeve,” u shpreh ai.

Sipas Jassy-t, suksesi i menjëhershëm pa pengesa është shumë i rrallë. Në shumicën e rasteve, rruga drejt arritjeve të mëdha përfshin punë të vështirë, vendime që nuk funksionojnë dhe periudha pasigurie.

Ai solli si shembull Amazon Web Services (AWS), platformën e shërbimeve cloud që sot gjeneron miliarda dollarë të ardhura për kompaninë. Kur AWS nisi në vitin 2003, shumë brenda Amazon e konsideronin idenë të çuditshme dhe të panevojshme, pasi fokusi kryesor ishte ende tregtia online.

“Edhe pse ishim të entuziazmuar, nuk ishim të mbushur me vetëbesim absolut. Gjithçka ndryshoi kur u përqendruam te ato që mund të kontrollonim,” tha Jassy.

Megjithatë, CEO i Amazon paralajmëron se këmbëngulja nuk duhet ngatërruar me kokëfortësinë. Të dish kur të vazhdosh dhe kur të ndalosh është po aq e rëndësishme. Ai këshillon të kërkohet mendimi i të tjerëve dhe të analizohet me qetësi nëse një projekt ka ende potencial.

Edhe dështimet, sipas Jassy-t, janë pjesë e domosdoshme e suksesit. “E rëndësishme nuk është të mos gabosh kurrë, por të mësosh nga gabimet dhe t’i përdorësh ato për hapin tjetër,” thekson ai.

Këmbëngulja dhe rezistenca ndaj sfidave janë baza e çdo suksesi që ia vlen të ndërtohet.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0