CENTURY 21 Enternal, profesionalizëm që jep rezultate! - Business Magazine Albania

CENTURY 21 Enternal, profesionalizëm që jep rezultate!

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Në një treg imobiliar gjithnjë e më konkurrues, Century 21 Enternal është pozicionuar si një nga zyrat më dinamike dhe të orientuara drejt suksesit. E themeluar në qershor 2012, zyra sjell mbi një dekadë eksperiencë në tregun e pasurive të paluajtshme, duke konsoliduar vazhdimisht praninë dhe performancën e saj. Me një fokus të qartë te cilësia e shërbimit dhe zhvillimi i vazhdueshëm i ekipit, zyra ka ndërtuar një reputacion të qëndrueshëm në treg. Nën drejtimin e Broker Ardit Braho, Century 21 Enternal ka forcuar më tej standardet profesionale, bashkëpunimin e brendshëm dhe orientimin drejt rezultateve të matshme për klientët dhe partnerët.

Zyra operon me një ekip agjentësh të përkushtuar, të trajnuar sipas standardeve Century 21, të cilët aplikojnë teknika moderne të marketingut imobiliar, nga promovimi digjital i targetuar deri te prezantimet profesionale të pronave. Çdo agjent punon me objektiva të qarta, por suksesi ndërtohet mbi një kulturë të fortë bashkëpunimi, ku informacioni, kontaktet dhe strategjitë ndahen për të maksimizuar performancën e çdo prone në treg.

Një nga pikat më të forta të Century 21 Enternal është pikërisht sinergjia e brendshme: pronat nuk trajtohen individualisht, por si pjesë e një sistemi të integruar marketingu që rrit dukshmërinë dhe përshpejton procesin e shitjes ose qirasë. Kjo filozofi pune ka ndihmuar zyrën të ndërtojë një portofol cilësor dhe një reputacion të qëndrueshëm te klientët.

Lexo edhe: Editorial: Shqipëria… e brezit që po vjen!

SUKSESI NË FUN21  Energjia e skuadrës që u kurorëzua me fitore!

Një ekip i bashkuar, konkurrues dhe i motivuar për të qenë në krye.

Përtej rezultateve në treg, kultura e fortë e ekipit reflektohet edhe në aktivitetet e rrjetit.

Në eventin e përvitshëm Fun21, ku të gjitha zyrat e Century 21 Albania përballen në sfida dinamike që testojnë bashkëpunimin, strategjinë dhe frymën e skuadrës, Century 21 Enternal arriti të spikasë duke u shpallur zyra fituese.

Fun21 është ndërtuar si një platformë që forcon kulturën Century 21: garë e shëndetshme, energji pozitive dhe ndërtim i lidhjeve mes ekipeve.

Në këtë arenë konkurruese, ekipi i Century 21 Enternal u dallua për koordinimin e shkëlqyer, vendimmarrjen e shpejtë dhe motivimin e lartë të çdo anëtari.

Gjatë sfidave, zyra demonstroi jo vetëm aftësi konkurruese, por edhe atë që e karakterizon çdo ditë në punë: disiplinë, komunikim të qartë dhe frymë të fortë bashkëpunimi.

Ky artikull është publikuar në numrin 41 të revistës Businessmag

Abonohu për të lexuar artikujt e BM!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0