Çelet thirrja e parë për bursën e studimit në teknologji "Dritan Mezini" - Business Magazine Albania

Çelet thirrja e parë për bursën e studimit në teknologji “Dritan Mezini”

burse studimi

Të apasionuarit e teknologjisë dhe shkencave kompjuterike tani kanë një mundësi të jashtëzakonshme për të zhvilluar aftësitë e tyre me një bursë të plotë nga betaPlan Coding Bootcamps dhe Coding Dojo. Kursi JavaScript Fullstack, i cili zhvillohet në qendrën e formimit profesional betaPlan Coding Dojo në Tiranë, ofron mbulimin e plotë të kostove dhe vlerësohet në 2250 USD.

Kriteret e aplikimit

Për të aplikuar për këtë mundësi unike, kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere të rëndësishme, duke përfshirë:

  • Diplomë nga një shkollë profesionale në shkenca kompjuterike/ICT, ose,
  • Diplomë bachelor ose master në shkenca kompjuterike/ICT,
  • Dy letra reference,
  • Një letër motivimi,
  • Intervistë me komisionin përzgjedhës

Si të aplikoni?

Nëse jeni të interesuar për të nisur, ose përmirësuar karrierën tuaj, kjo bursë është një mundësi për ju. Aplikoni tani përmes linkut të dhënë dhe merrni pjesë në këtë program që mund të transformojë karrierën tuaj në teknologji!

Lexo edhe: Merrni pjesë në eventin “Leading On The Edge – Si mund të sjellin ndryshim gratë në bordet drejtuese”

Për të aplikuar klikoni këtu.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0