Çdo produkt e shërbim e ka diku një zbritje. Kupona.al zgjidhje ekonomike për çdo kuletë - Business Magazine Albania

Çdo produkt e shërbim e ka diku një zbritje. Kupona.al zgjidhje ekonomike për çdo kuletë

Kupona.al është platforma më e re në treg që shërben si një “one-stop-shop” për të gjetur oferta dhe kupona nga biznese shqiptare në të gjithë Europën. Kupona.al lindi si zgjidhje për mungesën e një platforme që reklamon të gjitha bizneset dhe ofertat në një vend të vetëm.

Si funksionon kupona.al?

Kupona.al funksionon shumë thjeshtë. Procesi fillon me regjistrimin e bizneseve në platformë, ku bizneset mund të postojnë kuponat dhe ofertat e tyre. Platforma është projektuar dhe ndërtuar duke përdorur algoritme të avancuara për të maksimizuar vizibilitetin e ofertave, duke i bërë ato të aksesueshme për një audiencë të gjerë, jo vetëm në faqen www.kupona.al, por edhe përmes postimeve në rrjetet sociale si Instagram, TikTok dhe Facebook. Në muajt e ardhshëm, konsumatorët mund të abonohen për të marrë ofertat edhe përmes WhatsApp apo Email.

Pse kupona.al?

Kupona.al ofron një zgjidhje ndryshe për bizneset që duan të bëjnë një reklamë më efektive dhe që sjell drejtpërdrejt impakt në shitje, duke u ofruar atyre mundësinë për të reklamuar kuponat dhe ofertat, dhe jo vetëm regjistrimin si një biznes në databazë. Kjo strategji ndihmon në rritjen e shitjeve dhe tërheqjen e klientëve të rinj në mënyrë më efektive krahasuar me formatet tradicionale të reklamimit. Avantazhi kryesor është që nëpërmjet “kodit unik” të kuponit mund të përfitohen statistika shumë të vlefshme për biznesin si dhe të matet saktë suksesi i një fushate marketingu. Nga ana tjetër, për konsumatorët, kupona.al ndihmon për të kursyer në çdo blerje dhe për të qenë gjithmonë të informuar për ofertat më të mira në treg.

Efektet e ofertave në marketing

Sipas statistikave, 75% e konsumatorëve thonë se janë influencuar nga zbritjet për të bërë një blerje, dhe 80% janë të gatshëm të provojnë një markë të re nëse ofron zbritje dhe kuponë.

Nëse jeni një biznes që dëshiron të postoni ofertat tuaja, kontaktoni kupona.al sot për të mësuar më shumë rreth regjistrimit dhe publikimit të ofertave.

Kontakti:

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0