Capital Point | Forbes Global Properties lançohet në Shqipëri me një event madhështor në Pallatin e Brigadave - Business Magazine Albania

Capital Point | Forbes Global Properties lançohet në Shqipëri me një event madhështor në Pallatin e Brigadave

Capital Point | Forbes Global Properties do të shënojë nisjen zyrtare në Shqipëri me një mbrëmje ekskluzive më 25 shtator 2025. Eventi do të mbahet në Pallatin e Brigadave, godina e vetme mbretërore në Tiranë e ndërtuar ndërmjet viteve 1936-1941 dhe simbol i trashëgimisë kombëtare, duke shërbyer si skenë e përshtatshme për prezantimin e flamurtarit të ri të Shqipërisë në fushën e pasurive të paluajtshme luksoze.

Më shumë se 150 të ftuar të nderuar,  përfaqësues të qeverisë, investitorë, arkitektë, media dhe influencues të stilit të jetesës, do të bashkohen në këtë mbrëmje për të parë vizionin e Capital Point mbi integrimin e mjeshtërisë vendase me standardet më të larta ndërkombëtare, duke vendosur një pikë reference të re për tregun e pasurive rezidenciale në Shqipëri.

“Është një privilegj i vërtetë të prezantojmë zyrtarisht Capital Point | Forbes Global Properties,” – tha Ilda Zaloshnja, themeluese dhe CEO e Capital Point.
“Shpresa jonë është të ngjallim kuriozitet dhe vleresim, duke krijuar një moment që do të mbahet mend si fillimi i një kapitulli të ri në sektorin e pasurive te paluajtshme te luksit.”

“Vizioni ynë ka qenë gjithmonë të lidhim tregun dinamik shqiptar të pasurive të paluajtshme me skenën globale, dhe jemi mirënjohës për mundësinë që ta bëjmë këtë hap sot,” – shtoi Brandan Mativi, bashkëthemelues i Capital Point.

“Jam i nderuar të bashkohem me Capital Point në këtë rast të veçantë,” – tha Michael Jalbert, CEO i Forbes Global Properties.
“Lidershipi, vizioni dhe njohja e tregut shqiptar nga Ilda dhe Brandan e kanë pozicionuar Capital Point si një inovator të vërtetë.”

Marcus Benussi, Drejtor Menaxhues për Zhvillimin e Biznesit në Forbes Global Properties, theksoi:
“Ky event përfaqëson thelbin e asaj që Forbes Global Properties mishëron – lidhjen e pasurive të jashtëzakonshme dhe liderëve vizionarë me blerësit më kërkues në botë.”

Ky event shënon një hap tjetër në rritjen e ndikimit të Capital Point si lider i tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme. Së fundmi, kompania luajti një rol të rëndësishëm në Festivalin e parë “Bukë & Zemër” në Tiranë, ku u bashkuan mbi 150 arkitektë dhe liderë të industrisë globale në diskutime mbi rilindjen arkitektonike dhe urbane të Shqipërisë.

Në një artikull të publikuar nga Forbes.com, theksohej:
“Shumë prej tyre i kanë lënë imagjinatës dorë të lirë me kullat e tyre – shumica të vendosura përgjatë Bulevardit të Ri, një park linear i sapo rikonceptuar në zemër të qytetit, që së shpejti do të strehojë apartamentet e para luksoze të kryeqytetit, hapësira zyrash A-klasi, dyqane elitare dhe marka hoteliere botërore.”

Lexo edhe: Raporti/Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të banesave

Brenda artikullit, Zaloshnja reflekton mbi transformimin e shpejtë:
“Ajo është e entuziazmuar për ndryshimin e Tiranës. Duke pasur parasysh mungesën e një tregu të pasurive luksoze deri më sot, shpesh ka qenë e vështirë të gjeje prona për t’i listuar,” thotë ajo.
“Me apartamentet e reja që po ofrohen, investitorët – kryesisht vendas dhe shqiptarë që jetojnë jashtë – po paguajnë çmime të paimagjinueshme pesë vite më parë. Dhe kjo, përpara se të jenë ndërtuar.”

Edhe Mativi e përforcoi këtë moment historik, duke i thënë Forbes.com:
“Që nga fitorja e fundit elektorale e Kryeministrit Rama, të gjithë gjigantët po shtrëngojnë duart me Shqipërinë. Për këtë arsye po ndërtohet Tirana. Kur erdha këtu nga SHBA tetë vite më parë, kishte ndërtesa pa dritare në qendër të qytetit. Brenda pesë viteve, do të ngrihen 15 rrokaqiej.”

Rreth Capital Point | Forbes Global Properties

E themeluar në vitin 2009, Capital Point është firma lider në Shqipëri, e dedikuar ekskluzivisht tregut të pasurive ultra-luksoze. E specializuar në prona bregdetare dhe zhvillime elitare, kompania është bërë sinonim i inovacionit, diskrecionit dhe shërbimit të personalizuar. Në krye qëndron Ilda Zaloshnja, themeluese dhe CEO, një pionere në tregun shqiptar dhe Zëvendës Presidente e Shoqatës Kombëtare Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme. Me mbi dy dekada eksperiencë, Ilda ka luajtur rol kyç në përafrimin e praktikave shqiptare me standardet ndërkombëtare përmes bashkëpunimit me organizata të njohura si National Association of Realtors në SHBA dhe European Association Of Real Estate Professions.

Rreth Forbes Global Properties

E drejtuar nga ndërmjetësit më të njohur dhe profesionistë me eksperiencë në botë, Forbes Global Properties është partneri ekskluziv i Forbes për pasuritë rezidenciale. Anëtarët tanë lidhin blerësit dhe shitësit e pasurive më të jashtëzakonshme në mbarë globin. Duke shfrytëzuar audiencën mujore dixhitale të Forbes prej mbi 167 milionë ndjekësish, listimet tona tregojnë historitë unike që e bëjnë çdo pronë të veçantë. E themeluar në vitin 2020, rrjeti ynë i përzgjedhur përfshin mbi 600 lokacione dhe më shumë se 20,000 ekspertë të pasurive në SHBA, Azi, Australi, Kanada, Karaibe, Meksikë, Lindjen e Mesme, Zelandën e Re dhe Evropë.
Më shumë informacion në: forbesglobalproperties.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0