Ministri i Financave, z. Shkelqim Cani, zhvilloi sot nje vizite pune ne depozitat bregdetare ne zonen e Porto Romanos ne Durres.
Ministri Cani u interesua gjate kesaj vizite per ecurine e treguesve ne tregun e importit te hidrokarbureve, per problemet e hasura nga trupa e Sherbimit Doganor Shqiptar qe vepron ne kete depozite bregdetare, si dhe per procedurat e kontrollit ligjor, te parashikuara edhe ne Kodin Doganor Shqiptar.
Ministri vizitoi disa nga kompanite qe ushtrojne veprimtari biznesi ne fushen e importit te karburanteve, te prodhimit te biokarburanteve dhe te markimit dhe monitorimit te tyre. Z. Cani u interesua me pas dhe u takua edhe me grupin e kontrollit te perbashket te Ministrise se Financave, asaj te Energjise, te Ekonomise dhe te Rendit, te cilet prej disa ditesh vijojne te ushtrojne funksionet e percaktuara ne nje udhezim te perbashket te ministrive te mesiperme.
Me pas ministri i Financave, z. Shkelqim Cani zhvilloi nje bisede edhe me mediat e pranishme ne kete vizite pune.
“Ju jeni mesuar ta takoni Ministrin e Financave ne zyre, apo ne konferenca shtypi. Sot jemi ne kete inspektimi ne terren, ne kuader te operacionit per kontrollin fiskal, cilesor dhe sasior te tregut te hidrokarbureve”, – iu tha z. Cani gazetareve, duke shtuar se: “edhe ky inspektim apo vizite ne depozitat bregdetare te Durresit eshte pjese e asaj strategjie qe percaktuam se bashku me kryeministrin dhe qeverine per te siguruar standardet europiane ne kete treg, per t’i ofruar konsumatorit shqiptar cilesi dhe sasi, sipas pageses qe ai ben”.
Ministri i Financave tha se njesite e ngarkuara po kontrollojne rreptesisht edhe cilesine e produkteve hidrokarbure, nga anija deri ne keto depozita e pastaj deri ne pikat e tregtimit me pakice. “Qellimi eshte, tha ministri Cani, qe ne çdo hallke te tregtimit te eleminojme abuzimet me cilesine dhe sasine dhe te sigurojme pagesen e te gjitha detyrimeve qe parasheh ligji fiskal”.
“Ketu ne Porto Romano nuk funksionojne vetem grupet e perbashketa te kontrollit, por ne kufirin detar jane edhe grupet e antikontrabandes, qe kryejne kontroll dhe matje ne çdo anije me karburant qe hyn ne port. Ky kontroll i kryqezuar ka sjelle edhe rezultatet e para, me te cilat jeni njohur edhe nga deklarimet zyrtare, por une mund t’ju them se si rezultat i ketyre kontrolleve dhe mireadministrimit doganor verehet nje rritje prej rreth 10 % me shume e sasive te zhdoganuara te karburanteve, deri tani”, tha ministri Cani.
Duke folur per markimin dhe monitorimin e karburanteve nga nje kompani koncensionale, shefi i Financave Shqiptare nenvizoi se nese vitin e kaluar ishte nje numer i konsiderueshem kompanish qe refuzonin kontrollin e markimit nga kjo kompani, ne muajin qe kaloi numri i tyre ishte zero. Ministri iu shpjegoi gazetareve se “ne rast se nga monitorimi (kontrolli i subjekteve qe jane te detyruar te kryejne markimin) ne tregun e shitjes me pas konstatohet karburant me perqindje me te ulet te shenjuesit nga ajo e injektuar ne procesin fillestar, kjo do te thote se ai eshte perzier me karburant tjeter te pashenjuar, pra te futur ne menyre te paligjshme ne treg, duke bere evazion fiskal”.
Duke folur me shifra konkrete, ministri Cani iu referuar raportit te kompanise koncensionare te markimit dhe monitorimit te karburanteve dhe te dhenave te fundit te Sherbimit Doganor Shqiptar, sipas te cilave per periudhen 23 Qershor 2014 – 30 Prill 2015, numri i njesive te kontrolluara eshte 2438, nga ku 2169 ose 89 % kane rezultuar ne rregull dhe 269 ose 11% kane rezultuar me shkelje
“Gjate tre mujorit te pare te vitit 2015, numri i rasteve me shkelje (me perzierje karburantesh) ka tendence renie, ndersa rastet e refuzimeve jane zeruar”, theksoi z. Cani.
Ministri tha se Qeveria, Ministria e Financave dhe entet ne varesi te saj, do te vijojne me kembengulje kete operacion per te disiplinuar tregun e hidrokarbureve. “Jemi te vendosur te vijojme me me ngulm kete operacion. Do t’ia dalim me sukses te standardizojme tregun e hidrokarbureve, ta kthejme ne evropian si per cilesine edhe sasine e shitur, ashtu dhe per shmangien nga deformimet, si dhe shmangien nga evazioni apo mashtrimi fiskal”, iu tha z. Shkelqim Cani gazetareve ne Porto Romano, gjate nje vizite te zhvilluar ne kuader te operacionit per kontrollin fiskal, cilesor dhe sasior te tregut te hidrokarbureve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.