Cacttus Sha dhe Sentry fillojnë bashkëpunimin - Business Magazine Albania

Cacttus Sha dhe Sentry fillojnë bashkëpunimin


Cacttus, kompani lider në TIK në bashkëpunim me Sentry, pionier në siguri kibernetike, kanë filluar një partneritet të ri, i cili do të jetë risi për tregun e ICT si dhe do ta thellojë partneritetin mes dy kompanive.

Ky partneritet do t’i ofrojë tregut kosovar dhe rajonal shërbime të sigurisë kibernetike dhe lehtësim për mbrojtjen e të dhënave. Bizneseve dhe institucioneve shtetërore do t’u ofrohen shërbime preventive dhe mbështetje mbi incidentet kibernetike.
Cacttus dhe Sentry janë kompani të specializuara, me suksese të arritura në degën e sigurisë kibernetike dhe në përgjithësi në sektorin e ICT-së rajonalisht.

Astrit Leti CEO në Cacttus tha se, “Ky bashkëpunim ndërmjet CACTTUS dhe Sentry mund të jetë një ndër iniciativat e pakëta të bëra ndonjëherë në vendin tonë në sektorin e TIK, specifikisht, në ofrimin e shërbimeve për mbrojtje nga Sulmet Kibernetike (CyberSecurity), por edhe në përpilimin e masave mbrojtëse ndaj këtyre sulmeve, të cilat sot janë në ngritje në çdo sektorë pa dallim institucioni, qoftë ai publik apo privat.

Duke u bazuar në aftësitë e kompanisë “Cacttus” dhe përvojën e akumuluar ndër vite, ofrimi i shërbimeve të tilla bashkë me “Sentry” merr kuptim të plotë drejt hapjes së një perspektive dhe brezi të ri të shërbimeve në vend dhe jashtë.

Robert Shala nga Sentry tha se, “Ne ndihmojmë kompanitë dhe organizatat e ndryshme të mbrohen nga sulmet kibernetike. Thellimi i partneritetit mes dy kompanive tona për të themeluar “Cyber Alliance” bën që të jemi konkurrentë shumë i fortë në tregun rajonal. Duke bashkuar aftësitë dhe forcat, “Cyber Alliance” është i vetmi grupim me një gamë të gjerë të shërbimeve në sektorin e Sigurisë Kibernetike, fushë e cila është shumë e rëndësishme për sektorin privat por edhe për sigurinë nacionale. Qëllimi i grupimit është të zotërohen tregje specifike si dhe forcimi i rajonit në aspektin kibernetik sipas rekomandimeve të NATO-s dhe SHBA-së”.
#siguriakibernetike #cybersecurity

/CacttusSha

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0