Bytes & Books rikthehet me librin "Brezi i Ankthit" - Business Magazine Albania

Bytes & Books rikthehet me librin “Brezi i Ankthit”

Brezi i ankthit ose gracka e të rinjëve

Nëse ka një libër që po përpiqet të analizojë ndikimin dhe rolin e teknologjisë në shoqërinë e pas viteve 2000, ky është libri “Brezi i ankthit”, i psikologut social amerikan Jonathan Haidt. Në bazë të të dhënave të institucioneve të ndryshme amerikane,  ai kishte vënë re në vitin 2013 se niveli i depresionit, ankthit dhe vetëlëndimit kishte filluar të rritej me shpejtësi tek adoleshentët amerikanë.

Në atë vit, në botën e teknologjisë dhe rrjeteve sociale kishte ndodhur blerja e Instagramit nga Facebook. Ky zhvillim në botën e biznesit të teknologjisë u pasua me një reklamë të shumë ç’ka bëri të mundur dyndjen e vajzave të të gjitha moshave në këtë platformë. Studimet e shumat psiko-sociale zbuluan se vajzat që ishin përdoruese të dendura të mediave sociale kishin tre herë më shumë gjasa të binin në depresion sesa ato që nuk i përdornin këto rrjete.

Haidt përdorte në këtë rast krahasimin me formën e shkopit të hokejit dhe çfarë po ndodhte, i ngjante një kthese të dukshme, që kishte filluar që me vitin 2013. Përtej supersticionit që mbart 13-a si numër, në fakt gjithçka në faqet e këtij libri është e lidhur me një analizë psiko-sociale që ka bërë Haidt lidhur me ndikimin e telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale në shëndetin mendor tek të rinjtë. Sipas tij, mediat sociale kanë afësinë të shkaktojnë dëme të shëndetit emocional tek ata. Kjo është veçanërisht e vërtetë për vajzat përmes mjeteve që ata zotërojnë duke përfshirë krahasimin social, seksualizimin e hershëm, përsosmërinë e bukurinë fizike me çdo kusht dhe ngacmimin emocional.

Në fakt, të dhënat dhe argumentet në libër, megjithëse i referohen më së shumti realitetit amerikan, vlejnë për çdo vend dhe për moshat e reja, të cilët në ditët e stotme janë të përmbytur dhe të zhytur në dallgët e informacionit të pafund përmes bisedave, videove dhe fotove që qarkullojnë përditë në rrjetet sociale.

Libri mbështetet në të dhëna e anketime, të cilat bënin të ditur se në fillim të viteve 2010, shkalla e sëmundjeve mendore tek adoleshentët mori një kthesë të ndjeshme në rritje në SHBA. Statistikat tregonin se diagnozat e depresionit dhe ankthit më shumë se u dyfishuan midis viteve 2010 dhe 2018. Një prirje e  ngjashme u vërejt në Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende të tjera perëndimore.

Psikologu social amerikan Jonathan Haidt besonte se kjo krizë e shëndetit mendor ishte nxitur nga përdorimi masiv i telefonave inteligjentë, së bashku me ardhjen e mediave sociale dhe lojërave online që po krijonin një  varësi të rrezikshme. Këtë fenomen Haidt në libër e përkufizon si  “Rindërtimi i Madh i Fëmijërisë”, por tashmë me një formë tjetër e shenjuar nga teknologjia e informacionit plot të papritura,  të cilat po shndërroheshin në makthe.

Përmes librit “Brezi i antkthi”, Haidt duke u nisur nga këndëvështrrimi i një psikologu social, përpiqet të sjellë tingullimën e një këmbane alarmi. Sipas të dhënave që përdor në këtë libër, ai argumenton se fëmijët po kalojnë gjithnjë e më pak kohë duke u shoqëruar individualisht me njëri-tjetrin dhe gjithnjë e më shumë kohë të ngjitur para ekraneve të tyre të celularëve, tabletave apo kompjuterave. Ndërkohë, në këtë përballje vajzat ka më shumë gjasa të tërhiqen nga vorbulla shkatërruese e vetëvlerësimit të mediave sociale, ndërsa  djemtë bëhen të varur nga lojërat online dhe vizitat e faqeve ku përshfaqet dhuna, bullizmi apo seksizmi i tepërt.

Argumenti vazhdon duke theksuar se tashmë, fëmijëria nuk është më “e bazuar në lojëra”, por në një “kurth digital” që fillon në mëngjes e përfundon në orët e gjumit, me këto pajisje që nuk shkulen nga dora.

Nga ana tjetër, Haidt beson se prindërit janë bërë tepër mbrojtës duke vonuar moshën në të cilën fëmijët fitojnë vetësigurinë për të luajtur pa mbikëqyrje ose për të kryer punë vetëm. Sipas tij, prindërit sot bëjnë shumë pak për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet online.

Në libër theksohet se prindërit dhe shoqëria e sotme u ka lënë të fëmijve e të rinjve shumë liri për të bredhur në internet. Në këtë mjedis virtual ata janë në rrezik të ngacmohen dhe të ngacmojnë ose të hasin përmbajtje të dëmshme nga faqet online që lëvdojnë deri vetëvrasjen apo vetëlëndimin.

Teksa lexon librin  “Brezi i ankthit ” të Jonathan Haidt mund ta kuptosh se dilema me të cilën po përballet shoqëria njerëzore sot është e lidhur me pasojat që shkakton zhytja me orë të tëra e të rinjve në botën e rrjeteve sociale dhe telefonave inteligjentë.

Bill Gates, pasi e ka lexuar këtë libër, në blogun e tij i bën një pyetje vetes nëse do të kishte rendur për të zbuluar botën që e rrethon përmes librave e shëtitjeve në natyrë apo do të ishte rritur me teknologjinë e sotme. Në mënyrë të natyrshme, ai e vazhdon arsyetimin duke rrëfyer se çdo herë që do të ishte vetëm në dhomën e tij si fëmijë nuk e dinte sesi do të sillej nëse do të kishte një aplikacion në telefon, celular apo laptop që do ta shpërqendronte e ta nxiste të merrej me të. Sipas Gates, nuk ka përgjigje të lehta për këto pyetje në ditët e sotme,  por ato duhet t’i bëjë kushdo që interesohet për mënyrën sesi po e zhvillojnë  të rinjtë mendjen dhe kapacitetin e tyre të të menduarit.

Libri i Haidt, në pamje të parë, të ngjall një frikë për një realitet që e shohim përditë, por që nuk na duket aq frikësues. Ajo që e bën librin” Brezi i ankthit” të ndryshëm nga librat e tjerë me tema të ngjashme, është mendimi i Haidt se shoqëria po përballet me dy kriza të dallueshme: Mungesën e prindërimit në fushën  dixhitale, duke u dhënë fëmijëve liri të pakufizuar dhe të pambikëqyrur në pajisje elektronike dhe media sociale dhe një kujdes për prindërim të tepruar në botën reale, duke i mbrojtur fëmijët nga çdo element i mundshëm me të cilën përballen. Rezultati janë të rinjtë që vuajnë nga sjellje të ngjashme me varësitë nga gjëra të ndryshme, ndërsa përpiqen të përballojnë sfidat dhe pengesat që janë pjesë e jetës së përditshme.

Përballë këtij debati ku ndërthuret pedagogjia, psikologjia dhe teoritë e prindërimit, libri i Haidt na kujton se fëmijëria ka nevojë për një liri të jashtëzakonshme ku realiteti duhet të preket nga të gjithë në mënyrë të drejpërdrejtë jo vetëm përmes ekraneve duke komentuar eksperiencat e të tjerëve në mediat sociale. Lëvizja e të rinjve në realitetin e përditshëm, përfshirja në aventuarat e lirshme të fëmijërisë mund të ofrojnë përvoja më të dobishme sesa orët e pafundme mbi telefonat inteligjentë për të  kontrolluar me imtësi mbi komandat e pëlqimeve, komenteve apo ndarjen e postimeve të mediave sociale.

Megjithatë, realiteti kalon përtej dëshirës dhe shpesh i kushtëzuar nga zhvillimet ekonomike dhe teknologjike. Tashmë, një fëmijëri e mbështetur në pajisjet digitale  është mëse e zakonshme. Ky ishte  një ndryshim që i parapriu pandemisë, por që u forcua kur ekranet u bënë mjete të rëndësishme për të mësuar dhe shoqërizuar gjatë Covid-19. Por, siç thekson Haidt në këtë libër, pasojat e këtij zhvillimi janë tronditëse. Adoleshentët e sotëm kalojnë mesatarisht 6-8 orë në ditë në aktivitete të kohës së lirë që mbështeten në ekranin e telefonit inteligjent, por jo për detyrat e shkollës ose të shtëpisë. Numri i vërtetë mund të jetë shumë më i lartë, duke pasur parasysh se një e treta e adoleshentëve pohojnë gjithashtu se janë pothuajse vazhdimisht të pranishëm në një faqe të mediave sociale.

Për brezin për të cilin shkruan Haidt, kjo ka përkuar me rritje të ndjeshme të ankthit dhe depresionit, shkallë të lartë të çrregullimeve, ulje të ngrënit, rënie të ndjeshme të vetëvlerësimit dhe rritje të ndjenjave të izolimit, pavarësisht lidhjes më të gjatë online me bashkëmoshatarët, dhe sipas kërkesës deri në 24 orë. Këto shoqërohen  me çmimin e mundësive të pakta të një fëmijërie që mbështet tek një qasje e tillë, siç janë më pak gjumë, më pak lexim apo socializim të drejtëpëdrejtë, më pak argëtim dhe pavarësi individuale për të zgjidhur problemet.

Këtij shqetësimi psikologu Haidt i mbivendos edhe shqetësimin për ndikimin që po ushtrojnë mediat sociale në të menduarin kritik dhe përqendrimin. Duke qenë se  cilësia e aftësisë së të menduarit tonë i ngjan një muskuli që duhet stërvitur vazhdimisht, ndërprerjet e shpeshta nga klikimet dhe natyra e varësisë që shkaktojnë mediat sociale, e bën tepër të vështirë zhvillimin e tij. Pa aftësinë për t’u përqendruar dhe për të ndjekur një ide, të rinjtë  dhe vetë bota mund të humbasin mundësi zhvillimi që sjell përqendrimi i mendjes në një ide. Kjo qasje rrezikon të humbasë kur ndjen  adrenalinën  e një shpërqendrimi të shpejtë për shkak të dëshirës që të bësh një klikim apo lexosh në rrjet që të ngacmon vazhdimisht.

Megjithatë, kompanitë e mediave sociale si Facebook/Meta mbështeten vazhdimisht në analiza e studime psikologjike për të krijuar produkte që krijojnë varësi. Idetë në librin e  Haidt janë ndeshur edhe me kundëtshti. Kritikët e tij pohojnë se ai ka pjesërisht të drejtë në lidhje me ankthin që përjeton brezi i sotëm falë varësisë që ka shktaktuar teknologjia. Por, edhe cikli 24-orësh i lajmeve të internetit, ethet e tij emocionale dhe ndarja e pamjeve krijojnë një ndjenjë të përhershme kërcënimi. Kjo ka shtrembëruar perspektivën tonë mbi çështjet aktuale, duke përforcuar ndjenjën e rrezikut individual. Është gjithashtu e qartë se krizat e sotme, të tilla siç ishin pandemia, ndryshimi i klimës, robotizimi dhe ndryshimi i tregut të punës falë Inteligjencës Artificiale, ndikojnë tek krijimi i një “diktature paparashikushmërie” tek të rinjtë.

Zgjidhjet që propozon Haidt nuk janë të thjeshta, por duket se janë të nevojshme. Ai mbron idenë për verifikim më të mirë të moshës në platformat e mediave sociale dhe një moshë më të madhe kur fëmijët të përdorin telefona inteligjentë. Në kuptimin e plotë dhe figurativ, ai argumenton se duhet të rindërtojmë infrastrukturën e fëmijërisë, duke filluar nga krijimi i këndeve të lojërave më tërheqëse deri te krijimi i zonave pa telefona në shkolla, përfshirë rizbulimin e  gëzimin e ndërveprimit ballë për ballë.

Libri Brezi i ankthit” e meriton të lexohet nga kushdo që rrit, punon ose mëson të rinjtë sot. Me këtë libër, Haidt i ka bërë botës një thirrje që të zgjohet dhe të rishikojë rrugën që po ndjek me mënyrën sesi brezi po ndërlidhet me teknologjinë dhe ndikimin e saj në formimin e tyre dhe shëndetin emocional.

Në një nga filmat e njohur hollivudianë të mes të viteve 50-të të shekullit të XX ku luan aktori i njohur amerikan James Dean përdoret termi “Rini e Djegur”, për të karakerizuar limontinë dhe mungesën e motivimit të rinisë amerikane të pas Luftës së Dytë Botërore. Togfjalëshi në vetvete është një dëshmi sesi fëmijët dhe të rinjtë nuk duhet ta “djegin fëmijërinë e rininë e tyre “brenda zjarrit të teknologjisë digjitale dhe rrjeteve sociale. Ato shpesh duket se të tërheqin me “ngrohtësinë e tyre përballë ftohtësisë së dhomës së një adoleshenti”, por mund “të djegin dëshirën” për ta parë e prekur realitetin me të gjitha shqisat dhe emocionet e vërteta që vlejnë në jetë.

Regjistrohu këtu për eventin

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Vazhdo të ecësh. Mund të pengohesh, por mos qëndro ulur.”
— Charles Kettering
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0