By Best Duty Free, kompania që sjell disa brande ndërkombëtare në Shqipëri - Business Magazine Albania

By Best Duty Free, kompania që sjell disa brande ndërkombëtare në Shqipëri

By Best Duty Free, kompania e parë shqiptare që synon promovimin e rikthimit të tregtisë dhe turizmit të vendit!

Shoqata e e-commerce në Shqipëri e ngritur vetëm 2 vite më parë, po pret gjithnjë e më shumë anëtarë. Një prej tyre është Dasha Frashëri drejtuese e By Best Duty Free. Ne kemi zhvilluar një intervistë me të për t’u njohur më shumë me sipërmarrjen e saj dhe objektivat e saj.

By Best Duty Free Ltd e drejtuar nga znj. Dasha Frashëri, ka qëndruar gjithmonë në menaxhimin e familjes. Duke ndjekur hapat e kohës By Best Duty Free Ltd vazhdon të ndjekë një strategji të suksesshme. Dyqanet By Best Duty Free Ltd ndodhen në zemër të Tiranës dhe janë një destinacion për mijëra klientë.

Përse vendosët të jeni pjesë e Shoqatës së E-commerce në Shqipëri? 

Anëtarësimi në AECA na mundëson ndarjen e njohurive dhe përvojave personale me anëtarë të tjerë në industrinë e tregtisë online në Shqipëri dhe jashtë saj, që  ndihmon në zhvillimin e njohurive dhe në implementim të strategjive më të mira për shitjet online.

Çfarë mendoni se mund të përmirësohet në tregtinë online?

  • Përmirësimi i infrastrukturës dhe logjistikës.
  • Rritje e standardeve për sigurinë e të dhënave të konsumatorit dhe transaksioneve.
  • Ofrimi i shërbimit të shkëlqyer ndaj konsumatorit dhe personalizimi i përvojës së blerjes.

Të gjitha pikat më sipër do të jenë në ndihmë të një eksperience pozitive blerje online dhe do të rrisin besueshmërinë e konsumatorit.

Cilët janë aktorët e e-commerce në Shqipëri? Çfarë zhvillimesh teknologjike kanë arritur të sjellin në treg?

Aktorët e tregtisë online në Shqipëri:

  • Kompanitë e mirëfillta të tregtisë online.
  • “Bizneset” informale të rrjeteve sociale.
  • Platformat e tregtisë online.
  • Shoqatat e tregtisë online (AECA).
  • Konsumatori.

Në lidhje me zhvillimet teknologjike, tregtia online në Shqipëri ka përfituar nga përdorimi i më shumë platformave dhe aplikacioneve për blerje online, është përmirësuar sistemi I pagesave dhe ka rritje në përdorimin e teknologjive mobile.

Çfarë impakti ka patur shoqata në treg? Cilat janë planet e së ardhmes? Cili ka qenë impakti në biznesin tuaj? 

  • Shoqata AECA ka rritur ndikimin dhe zërin e industrisë së tregtisë online në lidhje me konsumatorin, me qeverinë dhe autoritetet e tjera. Kjo ndihmon në ndryshimin e politikave dhe rregulloreve që ndikojnë në sektorin e tregtisë online.
  • Anëtarësia në shoqatë na mundëson lidhje me kompani të tjera e-commerce, duke hapur rrugën për partneritete të reja dhe mundësi biznesi të përbashkëta.

Së fundmi shoqata ka publikuar një pyetësor për bizneset online, ku mund të përfitojnë një guidë të personalizuar dhe konsulencë falas me ekspertë të shoqatës. Sa e vlefshme është kjo në syrin tuaj? Cili është synimi i këtij shërbimi? 

Ofrimi i një pyetësori për bizneset online, për të siguruar një guidë të personalizuar dhe konsulenca falas është një shërbim vlefshëm dhe i dobishëm për anëtarët. Kjo mund të ndihmojë bizneset të marrin këshilla dhe udhëzime specifike për sfidat dhe mundësitë në tregun online në Shqipëri.

REGJISTROHUNI TANI!

Nëse do të bënit një thirrje per bizneset e-commerce në Shqipëri cila do të ishte?

Sigurohuni të eksploroni të gjitha mundësitë që ofron tregtia online në Shqipëri.

Këmbëngulni në inovacion dhe në ndërtimin e një prezence më të mirë online.

Bashkohuni me shoqatën AECA për të ndarë njohuri dhe eksperienca me ekspertë të tregtisë online dhe përdorini këto njohuri për të përmirësuar veten dhe biznesin tuaj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0