BuzzFeed dhe Dodo mundësojnë që çdo ditë të jetë epike në Super Slow-mo me Samsung Galaxy S9 dhe S9+

BuzzFeed dhe Dodo mundësojnë që çdo ditë të jetë epike në Super Slow-mo me Samsung Galaxy S9 dhe S9+


Seul, Kore – 19 Prill 2018 – Samsung Electronics njoftoi sot partneritetin me BuzzFeed dhe The Dodo për të bërë momentet e jetës së përditshme sa më epike me kamerën Super Slow-mo të Samsung Galaxy S9 dhe S9+.

Duke filluar nga sot, BuzzFeed – kompania mediatike teknologjike lider botëror, me një platformë për lajme dhe rrjet argëtimi që arrin qindra miliona njerëz në nivel global dhe Dodo – marka dixhitale mediatike nr. 1 për kukullat e animuara1 dhe publikuesi nr. 1 më i dashur në Facebook2 – do të publikojnë video super të ngadalta argëtuese, zbavitëse dhe të lehta për tu shpërndarë nëpër platformat e mediave sociale, duke përfshirë Instagram, Twitter dhe Facebook.

Videot, duke përfshirë hashtagët #withGalaxy dhe #SuperSlowMo, do t’u tregojnë konsumatorëve se sa e lehtë është të krijojnë dhe të shpërndajnë përmbajtje të mahnitshme Super Slow-mo duke përdorur Samsung Galaxy S9 dhe S9+. Këto partneritete do të rezultojnë në më shumë se 30 pjesë unike të përmbajtjes, që do të arrijnë audiencat masive të BuzzFeed dhe Dodo gjatë dy muajve të ardhshëm. Duke nxitur trendin aktual për krijimin dhe shkëmbimin e përmbajtjes së slow motion me Galaxy S9 dhe S9+, postimet do të kapin dhe luajnë momente unike të jetës së përditshme – nga përmbajtje të shkurtra sqaruese, deri tek videot argëtuese informuese.

BuzzFeed do të shfaqë momente të lidhura me jetën e përditshme, duke marrë buzëqeshjet, të qeshurat dhe ngërdheshjet e veçanta duke i kthyer ato në momente epike për tu shpërndarë. Dodo do të shfaqë video argëtuese, emocionale dhe histori të kafshëve të kapura në lëvizje – të gjitha të fotografuara me Galaxy S9 dhe S9+ në stilin autentik të Dodos.

“Partneriteti me BuzzFeed dhe Dodo është një përshtatje e natyrshme dhe një mënyrë e shkëlqyer për të treguar se si konsumatorët mund të kapin momentet epike të përditshme duke përdorur kamerën Super Slow-mo të Galaxy S9 dhe S9+,” tha Younghee Lee, CMO dhe Zëvendës Presidente Ekzekutive pranë Samsung Electronics. “Kapja e një çasti brenda një momenti nuk ka qenë kurrë më e lehtë dhe ne duam që këto partneritete të frymëzojnë përmbajtje kreative Super Slow-mo.”

Kamera Super Slow-mo e Samsung Galaxy S9 dhe S9+ kap video slow motion në nivelin 960 sekuenca në sekondë, duke zbuluar një mënyrë krejt të re për të rivitalizuar dhe për të shpërndarë momente të paharrueshme në jetën e përditshme. Me funksionin automatik Motion Detection, përdoruesit mund të vendosin të shkrepin dhe të shtypin play. Përdoruesit mund të vendosin muzikë në videon e tyre duke zgjedhur muzikën e sfondit nga 35 opsione të ndryshme të paracaktuara, ose duke zgjedhur një melodi të preferuar nga lista e tyre personale, përpara se ta shpërndajnë njëkohësisht me tre opsione krijuese – video on loop, reverse ose swing mode.

“Në BuzzFeed ne vendosim theksin në prodhimin e klasit botëror që u jep krijuesve tanë të përmbajtjes fleksibilitetin për të xhiruar përmbajtje në lëvizje në vende të ndryshme,” tha Ze Frank, shefi i Kërkimit dhe Zhvillimit pranë BuzzFeed. “Me Galaxy S9 dhe S9+, ne jemi në gjendje të shfrytëzojmë karakteristikën e mahnitshme të slow motion në prodhimin tonë dhe në të njëjtën kohë i tregojmë audiencës tonë që ata nuk kanë më nevojë për pajisje ose programe të shtrenjta për të kapur momentet e tyre të preferuara në cilësinë më të lartë dhe t’i ndajnë ato me miqtë.”

Rreth Samsung Electronics Co, Ltd

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me ide dhe teknologji transformuese. Kompania po ripërcakton botën e TV-ve, telefonëve inteligjentë, pajisjeve që vishen, tabletëve, pajisjeve dixhitale, sistemeve të rrjetit dhe memorjes, sistemit të zgjidhjeve LSI, fonderi dhe zgjidhjeve LED. Për të rejat më të fundit, lutemi vizitoni redaksinë e lajmeve Samsung në http://news.samsung.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0