Business KEY/ Fatma Haxhialiu zbulon sekretin...është FatmaRrela - Business Magazine Albania

Business KEY/ Fatma Haxhialiu zbulon sekretin…është FatmaRrela

Nga Adelina Onuzi/ Në rubrikën Business Key të kësaj jave, në fokus ishte një emër i njohur për publikun shqiptar, Fatma Haxhialiu, bashkëthemeluese dhe CEO e FatmaRrela, markës së parë shqiptare të dedikuar produkteve për kaçurrela natyrale.

Fatma nuk është thjesht sipërmarrësja për të cilën kemi kuriozitet sot, është gazetarja që u rrit para syve tanë, me shpirtin rebel dhe idealet për të qenë zë për të tjerë. Rrugëtimi i saj nga gazetaria në sipërmarrje është një dëshmi e shpirtit dinamik dhe të vendosur që e karakterizon.

Nga pyetja e përhershme te krijimi i një brand-i

“Është një nga pyetjet që më kanë bërë gjithë jetën: Çfarë ju bën kaçurrelave? Dhe përgjigjja sot është e thjeshtë, FatmaRrela,” tregon Fatma. Markë e lindur nga një nevojë personale, por e zhvilluar me përkushtim profesional, FatmaRrela është sot një simbol i cilësisë premium dhe dashurisë për flokun natyral.

Ndryshe nga narrativa e bukur por shpesh e rreme se “me një brand bëhesh milioner brenda natës”, Fatma rrëfen të vërtetën e sipërmarrjes së saj:
“Është shumë punë, shumë mund, shumë djersë. Por është një punë që e dashuron dhe të jep pavarësi financiare. Nuk kemi luajtur me cilësinë, nuk kemi ndryshuar çmimet edhe pse kaluam periudha të vështira. Suksesi i vërtetë është ai që ofron produkti.”

Sot marketingu shpesh kërkon strategji të mëdha, megjithatë Fatma pranon se pika e fortë dhe njëkohësisht sfidë për brand-in është fakti që identiteti i tij lidhet ngushtë me figurën e saj publike.
“Ky është pasion, është dashuri. Unë jam zemra e marketingut, ndërsa ortakja ime është zemra e biznesit. Kemi krijuar çiftin perfekt.”

Fatma refuzon idenë e “super gruas” që i bën të gjitha. Ajo është e hapur për të pranuar se ndihma është pjesë thelbësore e suksesit të saj.
“Ndryshimi im nga një nënë tjetër që mezi gjen kohë për të lyer flokët është fakti që unë kam ndihmë. Nuk jam më shumë se askush tjetër. Dua të heqim klishetë e suksesit të ekzagjeruar dhe të pranojmë realitetin.”

Megjithë sfidat, Fatma mbetet e palëkundur në idealet që ka pasur që në moshën 15-vjeçare. Për të, çelësi i së ardhmes është të mos ngecësh pas së shkuarës.
“Lërini! Ça iku, iku. Nuk u bë, kalo tek tjetra! Para syve kemi mundësi më të mëdha.”

Synimi i saj është i qartë, FatmaRrela në tregun ndërkombëtar. Por edhe me rritjen, Fatma kërkon që brand-i të ruajë kodin etik, dashurinë dhe frymën e besimit me të cilën u themelua.
“Ne jemi krenarë që jemi kompani shqiptare, me produkte natyrale dhe standarde që nuk kanë asgjë më pak se markat e huaja.”

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0